Home / Kryesoret / Rama: Vizita e Kerryt më 14 shkurt, e rëndësishme në një kohë sfidash

Rama: Vizita e Kerryt më 14 shkurt, e rëndësishme në një kohë sfidash

Një ditë pas lajmit se në Tiranën do ta vizitojë Sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, ka reaguar menjëherë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një postim në rrjetin social twitter, Rama konfirmon vizitën, duke e konsideruar si të rëndësishme në një kohë sfidash.

“U zyrtarizua vizita e Sekretarit te Shtetit John Kerry ne Tirane:14 shkurt; vizitë shumë e rëndësishme në një kohë sfidash të përbashkëta!” shkruan kreu i ekzekutivit shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby.

“Ai do të udhëtojnë drejt Tiranës në Shqipëri më 14 shkurt, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë për të diskutuar integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe bashkëpunimin e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *