Home / Kryesoret / Raportuesit e KE-së kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës
SHKUP (AA) – Raportuesit monitorues të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Maqedoni, pas disa vizitave zyrtare në vend që ishin fokusuar në trajtimin e krizës aktuale politike apeluan deri tek partitë më të mëdha politike për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos. foto: Lisa Christoffersen (L) dhe Valeriu Ghiletchi (R), raportues në Këshillin e Evropës për Maqedoninë. ( Besar Ademi - Anadolu Ajansı )

Raportuesit e KE-së kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës

Raportuesit monitorues të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Maqedoni, pas disa vizitave zyrtare në vend që ishin fokusuar në trajtimin e krizës aktuale politike apeluan deri tek partitë më të mëdha politike për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës, sepse është e vetmja mënyrë për zgjedhje të lira dhe demokratike, raporton Anadolu Agency (AA).

Raportuesja e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës për Maqedoni, Lisa Christoffersen njoftoi se këtë javë kanë zhvilluar disa takime në Shkup, Tetovë dhe Gostivar, me qëllim për të mbledhur fakte gjatë kësaj periudhe kur vendi ndodhet në një situatë mjaftë të ndjeshme. Ajo duke përshëndetur Marrëveshjen e Përzhinës, theksoi se vizitat ishin të fokusuara në menaxhimin e një nga krizat më serioze politike që nga vitit 2001 e këtej.

“Ne do të vazhdojmë me përkrahjen tonë që të gjitha palët të arrijnë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës. Shqyrtimet tona tregojnë se të gjitha palët mbeten të përkushtuara në këtë marrëveshje, edhe pse janë vërejtur vonesa në disa çështje të caktuara. Padyshim se marrëveshja përmban disa hapa të rëndësishëm pozitiv për përmirësimin e kuadrit zgjedhor dhe për vazhdimin e procesit të reformave”, tha raportuesja Christoffersen.

Nga ana tjetër, raportuesi Valeriu Ghiletchi deklaroi se të gjitha palët nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës janë dakord se zbatimi i plotë i marrëveshjes dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike janë e vetmja mënyrë për dalje të vendit nga kjo krizë politike.

“Mbajtja dhe organizimi i zgjedhjeve është dakorduar nga partitë politike më të madhe në vend, ne apelojmë që mos të humbim këtë mundësi për të negociuar më tej për të arritur në kompromis, si dhe për të arritur në një pikë ku mund të organizohen zgjedhje kuptimplote në interes të popullit, të lira dhe demokratike”, deklaroi raportuesi Ghiletchi, duke shtuar do të ndihmojnë në organizimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ditën e nesërme pritet që Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të publikojnë raportin nëse vallë janë plotësuar të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *