Home / Kryesoret / Rasti ‘’Titanik’’, edhe një i dyshuar merret në pyetje sot

Rasti ‘’Titanik’’, edhe një i dyshuar merret në pyetje sot

Sot në Këshillin penal duhet të paraqitet personi I. G, njëri nga të dyshuarit në rastin ‘’Titanik’’. Gjykata themelore nuk ka dhënë detaje tjera për personin në fjalë, njofton Telegrafi.

Nga Gjykata bëjnë të ditur se të gjithë të dyshuarit do të meren në pyetje deri në fund të javës, ndër të cilët edhe ish-ministrja Gordana Jankullovska.

Gjykata themelore Shkupi 1 do të njoftojë në kohë se kur do të ketë përgjigje konkrete nga Këshilli penal për ankesat e ngritura nga PSP-ja në lidhje me refuzimin e masës së paraburgimit.
Pas përfundimit të procedurave penale, PSP do të duhet të përgatit aktin penal, pas të cilit një gjykatës përgjegjës ose këshill, do të vlerësoj nëse pranohen akuzat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *