Home / Kryesoret / Reagime pro dhe kundër mesazheve të Vanhojtes

Reagime pro dhe kundër mesazheve të Vanhojtes

Mesazhi i ndërmjetësit ndërkombëtar, Piter Vanhojte se nuk ka zgjedhje më 24 prill dhe përgjigja e VMRO DPMNE-së se ndërpret bashkëpunimin me diplomatin belg, të cilin tani e tutje e trajton vetëm si një turist të rëndomtë në Shkup, kanë nxitur reagime të ndryshme në opinion. Grupet e afërta me partinë e Gruevskit përmes rrjeteve të ndryshme sociale kanë vazhduar me kritikat ndaj Vanhojtes duke e akuzuar për përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

Por, nga ana tjetër nuk kanë munguar as mesazhet në mbështetje të diplomatit perëndimor. Një grup i njohur në Fejsbuk me emrin “Stranski Sluzhbi” duke ironizuar me qëndrimin e VMRO-së ka shkruar se “shërbime e huaja kanë zbuluar një komplot të bashkësisë ndërkombëtare për caktimin e një maceje për kryeministër të Maqedonisë”.

Ndryshe edhe Vanhojte ka ironizuar me shpalljen e tij nga partia e Gruevskit vetëm si një turist duke shkruar në Tuiter se është në kërkim të muzeut të VMRO-së, por se i njëjti nuk ndodhet në hartën e tij udhëzuese për Shkupit. Lidhur me polemikat është prononcuar edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian. “Roli i Vanhojtes është ndërmjetësues i cili ofron ekspertizë teknike. Përfaqësues i BE-së në vend është ambasadori Aivo Orav, i cili është i autorizuar që të flet në emër të BE-së”, ka deklaruar zëdhënësja Kocijançiq.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *