Home / Kryesoret / Reagime të shumta në adresë të Llatasit

Reagime të shumta në adresë të Llatasit

Fyerjet e rënda të kryeredaktorit të televizionit Sitel, Dragan Pavloviq Latas gjatë intervistës së mbrëmshme me liderin e opozitës, Zoran Zaev kanë nxitur protesta e reagime të shumta në opinion. Sipas agjencisë së mediave në debatin e realizuar nuk janë respektuar as parimet më elementare të gazetarisë, pasi në vend të informimit të opinionit shikuesit ndoqën fyerje nga më të ndryshmet.

“Në vend të intervistës ku mendimet dhe pikëpamjet e ndryshme do të kishin trajtim të njëjtë, që publiku të mund të formojë mendim personal për temat aktuale, shikuesit ishin dëshmitar të një shembulli të pahijshëm të komunikimit, grindjeve dhe fyerjeve. Pa asnjë kriter profesional, pa respektuar dinjitetin e bashkëbiseduesit dhe të personave të përmendur në bisedë, në vend se të realizohet intervistë sipas rregullave të gazetarisë, shikuesit panë mungesë të kulturës së komunikimit dhe të etikës, fyerje dhe grindje”, thanë nga Agjencia për shërbime audio vizuale.

Reagoi edhe shoqata e gazetarëve përmes këshillit për etikë. Në reagim thuhet se edhe pse Llatas nuk është anëtarë I Shoqatës së Gazetarëve, këshilli për etikë distancohet nga sjellja e tij gjatë intervistës në Tv Sitel me Zoran Zevin, sepse në këtë mënyrë e diskrediton tërëissht profesionin e gazetarisë.

Me reagime dolën edhe kori diplomatik në vend, mes tyre ambasadori i BE-së Aivo Orav dhe i SHBA-ve Xhes Bejli të cilët ironizuan mënyrën e sjelljes së gazetarit kundërthënës duke thënë se ajo ishte në kundërshtim me parimet për informim të balancuar mediatik. Me qëndrim të ngjashëm doli edhe ambasadori britanik Çarls Garet i cili ka thënë se barabarësia, paanshmëria dhe respekti i drejtësisë mbeten parimet kryesore për raportim të besueshëm dhe me përgjegjësi të ngjarjeve politike.

Reagime edhe për fyerjet e Llatasit ndaj komunitetit turk i cili në gjatë intervistës i kishte thënë Zaevit se po gënjen si turk. Ambasadori i Turqisë në Maqedoni e ka quajtur ofendim dhe gjuhë të urrejtjes.

“Me keqardhje e kemi pritur shprehjen e shëmtuar e cila e kishte në shënjestër popullin turk dhe Republikën e Turqisë. Edhe pse kërkoi falje si rrjedhojë e presionit të komunitetit turk në vend, kjo është larg kompensimit të sjelljes së tij të shëmtuar”, deklaroi Ömür Şölendil (Ymyr Shylendil), Ambasador i Turqisë në Maqedoni.

Reagime të ngjashme ka pasur edhe nga deputetët e kuvendit të Maqedonisë që përfaqësojnë komunitetin turk. Ata dënuan përdorimin e shprehjeve ofenduese që e përdori Latas dhe kërkuan që në të ardhme të mos përdoret gjuha e tillë ofenduese. Organizata të ndryshme dhe qytetarë protestuan para qeverisë dhe para televizionit Sitel. Aktivistët në shenjë revolte vendosën një flamur të Turqisë te vetura e kryeredaktorit të Sitel-it.

Nuk kanë munguar as reagime nga opozita.

“Shfaqja e djeshme televizive e mbushur me ofendime fyerje shpifje, gjuhë të urrejtjes, primitivizëm, racizëm po tregon edhe një herë nevojën për reforma në media në Maqedoni. Jo vetëm reforma të rëndomta por reforma thelbësore”, tha LSDM-ja Robert Popovski LSDM.

Reagime të shumta kishte edhe në rrjetet sociale ku u dënuar ashpër fjalori fyes i Llatasit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *