Home / Kryesoret / Reagojnë VMRO-DPMNE dhe LSDM për aferën Titanik

Reagojnë VMRO-DPMNE dhe LSDM për aferën Titanik

Pas fillimit tw aksionit nga prokurorja special Katica janeva sot kanw reaguar partitw politike nw vend. Lideri i VMRO DPMNE dhe ish kryeministër në kohën për të cilën ngarkohet ministrat e partisë së tij për bashkim kriminel Nikolla Gruevski, nuk deshi sot që të prononcohet për rastin e hapur nga prokuroria speciale publike, “Titanik”.VMRO-DPMNE ka fituar besimin e qytetarëve në 10 vitet e fundit në bazë të projekteve dhe rezultate të saja. Besimi nuk mund të sfidohet nga çfarëdo struktura dhe afera të fabrikuara, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.VMRO-DPMNE e votoi dhe e mbështeti zgjedhjen e Prokurisë Speciale Publike. Për fat të keq, në periudhën e kaluar kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të papërshtatshme të bëra nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i akuzuar për disa raste penale, në të cilën ai i njoftoi hapat e Prokurorisë Speciale. Edhe më tragjike është se deklarata të tilla jo vetëm që nuk janë demantuar, por shumë hapa janë konfirmuar. Me këtë është dëmtuar në mënyrë drastike kredibiliteti i institucionit dhe hidhet hije mbi profesionalizmin dhe paanshmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE .Sipas partisë në pushtet opinioni ishte dëshmitarë se bashkëshortja e Zoran Verushevskit e falënderoi publikisht Zoran Zaev, për shkak se Katica Janeva kërkoi të mos i vazhdohet paraburgimi për të  dyshuarin e parë në rastin “Puç”. Nga ana tjetër, nga LSDM shprehen se Institucioni i pavarur Prokurori speciale publike punon në përputhje me ligjet në Republikës së Maqedonisë. Prokuroria speciale publike është formuar si rezultat i Marrëveshjes së Përzhinës që u firmos nga katër partitë dhe është zgjedhur me shumicë dërmuese në Kuvendin e RM-së. qytetarët presin që të kthehet besimi në sistemin gjyqësor në R. e Maqedonisë. Secili që i ka shkelur kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni duhet doemos të mbaj përgjegjësi”, shprehen nga LSDM-ja opozitare.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *