Home / Kryesoret / Reagon Prokuroria Speciale: Do pasojnë ankesa!

Reagon Prokuroria Speciale: Do pasojnë ankesa!

Prokuroria Speciale Publike ankimoi katër vendimet e Gjykatës Penale të Shkupit me të cilat u refuzua kërkesa për paraburgimin e ish ministrit të Transportit Mile Janakievski, kryetarit të Pustecit Edmond Temellko, si dhe dy personave të tjerë.”Janë ankimuar vendimet e Gjykatës Penale në Shkup. Hetimi vazhdon.“- kanë shkruar mbrëmë rreth orës 23 në rrjetet sociale nga kabineti i Katica Janevës.Në bazë të kësa, Këshilli që duhet të veprojë lidhur me ankesat do të marrë vendim në 48 orët e ardhshme, përkatësisht më së voni deri të hënën para mesnate. Atëherë, përfundimisht do të dihet nëse Janakievski, Temellko dhe dy persona të tjerë do të mbrohen nga liria derisa zhvillohet hetimi i Katica Janevës për rastin “Titanik”. Për pesë personat e tjerë për të cilët Janeva kërkon paraburgim, në mesin e të cilëve janë ish-ministrja Jankullovska dhe sekretari qeveritar Kirill Bozhinovski, ende është aktuale deklarata e një dite më parë e Gjykatës, se ata ndodhen jashtë vendit dhe nuk dihet kur do të merren në pyetje.
“Avokatët janë njoftuar ndërsa është konstatuar edhe përmes procesverbale, që personat duhet të paraqiten në kohë të caktuar, gjë që konsiderohet si ftesë e rregullt, ndërsa veprimi për këta persona është shtyrë për atëherë”, deklaroi një ditë më parë Paulla Bozhinovska – zëdhënëse e Gjykatës Themelore Shkupi.Veprimi i deritanishëm i gjykatës lidhur me kërkesat e Janevës për paraburgim ka hasur në kritika të shumta në opinion për drejtësi selektive.Kritika të ngjashme pati edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian ku për pavarësinë e gjyqësorit thuhej:“Në numrin më të madh të rasteve “të zakonshme” gjykatat janë të afta të veprojnë në mënyrë të pavarur. Një numër relativisht i vogël i ankesave janë parashtruar në Këshillin Gjyqësor për paragjykime ose njëanshmëri dhe asnjëra prej tyre nuk është pranuar. Megjithatë, janë duke u përsëritur raportet për drejtësi të selektuar dhe ndikim politik në disa raste të caktuara të “profilit të lartë” ose raste gjyqësore me ndjeshmëri politike. Kjo hedh dyshim në sistemin gjyqësor, i cili përndryshe është funksional”, thuhet në Raportin e KE për progresin e Maqedonisë.Arsyeja për shkak të cilës Katica Janeva kërkoi paraburgim për gjithsej nëntë persona është dyshimi i saj se këta persona mund të ndikojnë te dëshmitarët, të shkatërrojnë provat ose ta braktisin vendin.Ngritja e padive të pardjeshme nga Prokuroria Speciale, për disa nga ish funksionarët e lartë të shtetit, përbën lajmin më të mirë në disa vitet e fundit në Maqedoni. Kjo mund të jetë drita e fundit e shpresës në tunelin e errët ku na ka futur kjo klasë politike.Nisur nga kjo, Lëvizja BESA e përshëndet punën e Prokurorisë Speciale dhe e inkurajon atë të vazhdojë me këtë përkushtim, sepse vetëm me qasje të këtillë Maqedonia mund të pastrojë me të kaluarën e saj të errët dhe kështu të bëhet gati për sfidën e integrimeve.Me këtë rast nuk mund të mos rikujtojmë se këto padi janë edhe një dëshmi se pse Lëvizja BESA ishte dhe është aq këmbëngulëse për zgjedhje të drejta dhe korrekte.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *