Home / Lajme / Maqedoni / Refugjatët vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të vështira në kufirin Greqi-Maqedoni
IDOMENI (AA) - Për shkak të kufizimeve të vendosura nëpër kufij për mijëra refugjatë të cilët duke u larguar nga lufta dhe mjerimi përpiqen të mbërrijnë në vendet e Europës vazhdojnë pritjet në kushte të vështira në kufirin Maqedoni-Greqi. ( Ayhan Mehmet - Anadolu Ajansı )

Refugjatët vazhdojnë të qëndrojnë në kushte të vështira në kufirin Greqi-Maqedoni

Për shkak të kufizimeve të vendosura nëpër kufij për mijëra refugjatë të cilët duke u larguar nga lufta dhe mjerimi përpiqen të mbërrijnë në vendet e Europës vazhdojnë pritjet në kushte të vështira në kufirin Maqedoni-Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e kufizimeve të vendosura në kufijtë e Austrisë dhe vendeve të Ballkanit mbi 6 mijë refugjatë të mbledhur në pikën kufitare Idomeni në kufirin Greqi-Maqedoni përpiqen të mbijetojnë mes vështirësive të kushteve themelore të jetesës dhe të kushteve të këqija të dimrit.

Në disa rajone ku çadrat janë të pamjaftueshme vërehen se refugjatët pavarësisht motit herë pas here me shi e kalojnë natën në “Sleeping Bag”. Refugjatët të cilët në përgjithësi ndihmohen nga organizatat e shoqërisë civile për të siguruar ushqim ata formojnë radhë të gjata për të marrë produktet e kufizuara të ushqimeve.

Refugjatët duke përfshirë gra dhe fëmijë gjithashtu presin në rradhë të gjata edhe për të marrë trajtim mjekësor që ofrohet në çadrat e shëndetësisë të ofruara nga organizatat vullnetare.

Të ndodhur në kushte të vështira refugjatët në shenjë proteste për heqjen e kufizimeve kanë hapur pankartat me mbishkrimet “Merkel na Ndihmo”, si dhe pengojnë kalimet e trenave duke mbyllur rrugët hekurudhore në pikën kufitare.

Sipas lajmeve në median greke theksohet se një numër i madh i refugjatëve të cilët nuk lejohen të mbërrijnë në kufi përpiqen që të shkojnë duke ecur në këmbë.

– Lejohen të kalojnë 300 persona-

Pasi Austria njoftoi se do të lejonte kalimin e 3 mijë e 200 refugjatëve në ditë, vendet e tjera të BE-së si Sllovenia dhe Kroacia të cilat ndodhen në itinerarin e vendkalimit të refugjatëve njoftuan se do të lejonin kalimin e 580 refugjatëve.

Por sipas policisë greke mësohet se për shkak se policia maqedonase herë pas here mbyll kufirin për kalimin e refugjatëve, ky numër ulet në kalimin e 300 refugjatëve, madje ky numër brenda javës kishte rënë edhe deri në 100.

Sipas autoriteteve greke theksohet se për shkak të kufizimeve në kufij për më shumë se 25 mijë refugjatët të cilët nuk kanë mundur të kalojnë në vendet e tjera në Greqi nuk ka kampe të mjaftueshme. Ndërsa sipas informacioneve të marra nga policia vihet në dukje se në rajonet kufitare do të krijohen kampe të reja.

Që nga viti i kaluar e deri tani në ishujt e Greqisë kanë kaluar mbi 1 milionë refugjatë, ndërsa në dy muajt e parë të këtij viti numri i refugjatëve ka tejkaluar mbi 110 mijë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *