Home / Lajme / Botë / Rikthehet lumturia për vajzën që preku botën me thirrjen për ndihmë ndaj babait të saj
HATAY (AA) - 27 vjeçari Mamun Halid Nasır kishte humbur këmbët, gishtat e dorës së djathtë të dëgjuarit dhe të shikuarit në një sulm ajor të forcave të regjimit në Idlib. Vajza e tij 5 vjeçare u bë e njohur me kërkesën e saj rrënqethëse ku shprehej: “Merrni sytë e mij dhe jepjani babait tim. Le të më shikojë ai mua dhe të më dojë”. ( Cem Genco - Anadolu Ajansı )

Rikthehet lumturia për vajzën që preku botën me thirrjen për ndihmë ndaj babait të saj

27 vjeçari Mamun Halid Nasır kishte humbur këmbët, gishtat e dorës së djathtë të dëgjuarit dhe të shikuarit në një sulm ajor të forcave të regjimit në Idlib. Vajza e tij 5 vjeçare u bë e njohur me kërkesën e saj rrënqethëse ku shprehej: “Merrni sytë e mij dhe jepjani babait tim. Le të më shikojë ai mua dhe të më dojë”.

Pas thirjes së vajzës përmes Anadolu Agency, Fondacioni Humanitar Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IHH) i erdhi në nidhmë babait të saj. Pas një operacioni të suksesshëm babai filloi të shohë vazjën e tij.

“Kaloi një operacion të suksesshëm. Tashmë Mamun Halid Nasır mund ta shikojë vazjën e tij” tha Burak Karacaoğlu, një zyrtarë i IHH në rajonin kuftira të Turqisë me Sirinë.

Ndërsa vajza e vogël Gözyaşı (Pikë Loti) tha se është shumë e lumtur për babain e saj.

Para një viti në një sulm ajror të regjimit të Asadit në Idlıb babai Nasır humbi të dyja këmbët, gishtat e dorës së djathtë, shikimin dhe dëgjimin e tij. Para një muaj e gjysmë ai kishte ardhur në Rejhanllë të Turqisë bashkë me bashkëshorten dhe 5 fëmijët e tij. Vajza e tij ”Pikë Loti” përmes Anadolu Agency preku zemrat e shumë njerëzve me thirrjet e saj. “Merrni sytë e mi dhe jepjani babait tim. Le të shohë ai dhe të më dojë mua” duke kërkuar ndihmë për mjekimin e babait të saj.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *