Home / Sport / “Roma mund ta përmbysë Realin”

“Roma mund ta përmbysë Realin”

Një legjendë e Romës ka folur për ndeshjen e kthimit mes ‘Giallorosëve’ dhe Real Madridit.

Real arriti të fitojë ndeshjen e parë 2:0 në ‘Olimpico’ të Romës, por kjo nuk do të thotë se e kanë të sigurt kualifikimin sipas ish-mbrojtësit brazilian Cafu.

“Në ‘Santiago Bernabeu’, Roma nuk duhet të shkojë me mendjen se është eliminuar nga ndeshja e parë”.

“Rikthimi i Romës është i mundur. Në futboll asgjë nuk është e sigurt kështu që ‘Giallorosët’ kanë gjasa vetëm duhet të kenë durim dhe të shënojnë të parët”, deklaroi Cafu i cili foli edhe për Spallettin dhe Tottin.

“Ky duhet të jetë një rast i izoluar në ‘Trigoria’ dhe jo të përhapet shumë. Mendoj që ajo që ka ndodhur është harruar dhe që të dy mendojnë për ndeshjen e radhës”, u shpreh Cafu për Roma Tv.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *