Home / Kryesoret / Rrahje masive në Strazhë në mes tifozëve të Buduqnost dhe të Shkëndijës

Rrahje masive në Strazhë në mes tifozëve të Buduqnost dhe të Shkëndijës

Pesëmbëdhjetë persona prej tyre dy më rëndë është bilanci në një përleshje që ka ndodhur mes dy grupeve të tifozëve në Stazhë në autostadën Gostivar – Strugë.

Sipas policisë, dy autobus me tifozë të “Buduqnost” të cilët shkonin nga Shkupi për në Shqipëri ishin ndaluar nga tifozët e ekipit tetovar “Shkëndija”, siç njihen me emrin Ballistët, pas së cilës shpejt kishte filluar përleshja mes dy grupeve, njofton TetovaSot

 

Pjesë e të lënduarve, kryesisht malazez janë transferuar në spitalin e Gostivarit, ndërsa dy me lëndime të rënda në Klinikën e Shkupit.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyen e incidentit.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *