Home / Lajme / Botë / Rusia mbështetë ushtarakisht Kirgistanin
BISHKEK (AA) - Rusia në kuadër të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, i dha ndihmë ushtarake Kirgistanit. ( Nezir Aliyev - Anadolu Ajansı )

Rusia mbështetë ushtarakisht Kirgistanin

Rusia në kuadër të marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, i dha ndihmë ushtarake Kirgistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndihma e përbërë nga 10 automjete të blinduara ushtarake dhe një numër i madh i pajisjeve ushtarake, mbërritën në Kirgistan me anë të një avioni kargo rus të llojit Antonov-124-100.

Ndihma ushtarake iu dorëzua zyrtarëve të Forcave të Armatosura të Kirgistanit në Aeroportin Ndërkombëtar Manas në kryeqytetin Bishkek. Më tej u tha se në kuadër të marrëveshjes së arritur në mes Kirgistanit dhe Rusisë, mbështetja ushtarake ndaj Kirgistanit do të vazhdojë.

Rusia më parë Kirgistanit i kishte dërguar 500 tonë armatim të rëndë, tanke dhe pajisje teknike ushtarake.

Qeveria e Kirgistanit në vitin 2014 kërkoi ndihmë për modernizimin e ushtrisë dhe përforcimin e mbrojtjes, ndërsa Rusia premtoi ndihmë me vlerë prej 1 miliardë e 100 milionë dollarësh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *