Home / Kryesoret / Sanohet problemi në sistemin e ngrohjes qendrore të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, në Gostivar

Sanohet problemi në sistemin e ngrohjes qendrore të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”, në Gostivar

Me mbështetje financiare nga Komuna e Gostivarit, në Shkollën Fillore “Goce Dellçev”, është mënjanuar defekti në sistemin e ngrohjes qendrore i shfaqur brenda kohës.

Edit Azizi, koordinator i Sektorit për Arsim, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gostivarit, deklaroi që defekti ishte shfaqur në pompën për qarkullimin e Ujit, dhe e njëjta është zëvendësuar më të re dhe me kapacitet më të madh.

“Gjatë kësaj periudhe, gjegjësisht gjatë javës së kaluar u paraqit një defekt teknik në sistemin e ngrohjes qendrore të Shkollës Fillore “Goce Dellçev”. Duhet theksuar se gjatë vitit 2014, Komuna e Gostivarit dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës rregulluan ngrohjen qendrore të kësaj shkolle e cila ishte në defekt të madh. Ky projekt kushtoi rreth 50 mijë euro. Ndërkohë u shfaq një problem në pompën për qarkullimin e ujit. Këtë pajisjen e zëvendësuam me pompë të re dhe që është me kapacitet më të madh dhe plotëson nevojat për të arritur deri te nxehja e të gjitha ambienteve të objektit shkollor”, deklaroi Azizi, i cili me këtë rast shprehu falënderim për nxënësit, kuadrin mësimdhënës dhe prindërit për mirëkuptimin e treguar gjatë kohës sa zgjati problemi me nxehjen qendrore të objektit shkollor.

Drejtori, Sasho Shareski falënderoi drejtuesit e Komunës së Gostivarit për asistencën e ofruar në drejtim të sanimit të defektit teknik në sistemin e nxehjes qendrore, duke shtuar që tani sistemi funksionon pa probleme.

Zëvendësdrejtori i shkollës, Sefer Elmazi njoftoi se procesi edukativo arsimor i është kthyer normalitetit dhe zhvillohet pa ndonjë pengesë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *