Home / Lajme / Botë / Sendet që nuk ia bëri zemra ti shiste, i ekspozon në muze
GAZIANTEP (AA) - Pasi nuk i thoshte zemra të shiste sendet që ai i kishte mbledhur gjatë periudhës kur ai merrej me mbledhjen e metaleve në qytetin Gaziantep të Turqisë, Hanifi Ozaslan me sendet historike të cilat i ka mbledhur gjatë 25 viteve kontribon për turizmin e qytetit duke i ekspozuar ato në Muzeun e Veprave Artizanale Bota që ai ka hapur. ( Adsız Günebakan - Anadolu Ajansı )

Sendet që nuk ia bëri zemra ti shiste, i ekspozon në muze

Pasi nuk i thoshte zemra të shiste sendet që ai i kishte mbledhur gjatë periudhës kur ai merrej me mbledhjen e metaleve në qytetin Gaziantep të Turqisë, Hanifi Ozaslan me sendet historike të cilat i ka mbledhur gjatë 25 viteve kontribon për turizmin e qytetit duke i ekspozuar ato në Muzeun e Veprave Artizanale Bota që ai ka hapur.

Dyzet vjeçari Ozaslan i cili që prej tre brezave ka punuar në mbledhjen e metaleve tregoi interes për artefaktet historike qysh në fëmijëri, kur bashkë me babanë e tij shëtisnin fshat më fshat për të blerë dhe shitur sende të vjetra.

Ai vazhdoi me profesionin e trashëguar nga babai, ndërsa artefaktet e mbledhura në këtë periudhë në vend që ti shiste i mblodhi në një pjesë të shtëpisë.

Ozaslan, shitblerjen e artefakteve antike vitin e kaluar shndërroi në muze shtëpinë historike Antep. Në këtë muze ekspozon afërsisht 8 mijë vepra.

Në deklaratën për gazetarin e AA-së Ozaslan tha se ka vazhduar profesionin e trashëguar nga babai duke vënë në dukje se që nga fëmijëria ka patur interes për artefaktet antike.

“Gjatë këtij procesi nuk më thoshte zemra ti shesë sendet me vlerë, dhe nisa ti grumbulloj. Më pas fillova të tregoj interes për të ndriçuar periudhat kur përdoreshin këto vepra antike dhe pas disa kërkimesh në vend që ti shisja vendosa ti grumbulloj”, thotë Ozaslan.

Ai shpjegon se muzeu përbëhet nga një shtëpi e stilit të qytetit Antep prej tre katesh, ku edhe shpella nën ndërtesë në kohët e mëparshme është përdorur si hamam. Ozaslan tregon se në një kohë të shkurtër diku para një viti kanë arritur të tërheqin vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Duke sqaruar se në muze ka grumbulluar 8 vepra siç janë: ora 200 vjeçare franceze, pushkë e periudhës osmane, abazhure dhe temjane Ozaslan u shpreh më tej se dëshiron ta zgjerojë edhe më tej dhe për breza me radhë muzeu të qëndrojë i hapur.

“Edhe pse jemi të rinj jemi të kënaqur nga interesi i treguar. Në muzeun tonë presim kryesisht turistët japonezë. Qyteti Gaziantep është në situatë shumë të mirë përsa i pëket muzeve. Edhe unë kur hapa muzeun, qëllimi im ishte të kontribuoj më shumë për turizmin e vendit dhe qytetit tim”, tha 40 vjeçari Ozaslan.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *