Home / Lajme / Botë / SHBA ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut
WASHINGTON (AA) – Senati amerikan njëzëri ka miratuar vendimin për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për shkak se ky vend shkeli të drejtën ndërkombëtare veçmas lidhur me testimin e armës bërthamore dhe shfrytëzimin e teknologjisë raketore balistike. ( Samuel Corum - Anadolu Ajansı )

SHBA ashpërson sanksionet ndaj Koresë së Veriut

Senati amerikan njëzëri ka miratuar vendimin për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për shkak se ky vend shkeli të drejtën ndërkombëtare veçmas lidhur me testimin e armës bërthamore dhe shfrytëzimin e teknologjisë raketore balistike, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi është miratuar në Senat me 96 vota “për”, i ngjashëm është votimi edhe në Dhomën Përfaqësuese gjatë muajit të kaluar.

Sanksionet shtesë të Koresë së Veriut do të shkaktojnë presion shtesë financiar ndaj regjimit të liderit koreanoverior Kim Jong Un me ndërprerjen e mjeteve financiare të nevojshme për zhvillimin e kokave miniaturë bërthamore dhe raketave me rreze të gjata.

Senatorët amerikanë theksuan se sanksionet e ashpërsuara kanë të bëjnë me të gjithë personat që merren me importin e mallrave, teknologjive apo stërvitjen lidhur me furnizimin e armëve për shkatërrim në masë apo që ka lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut.

Njëkohësisht Koreja e Jugut të mërkurën tha se do të mbyllë operacionet në parkun e përbashkët industrial me Korenë e Veriut, si përgjigje ndaj lançimit të paradokohshëm të raketës, duke akuzuar Penianin se shfrytëzon kompleksin për financimin e programeve të saj bërthamore dhe raketore.

Zyrtarët në Tokio po ashtu paralajmëruan ashpërsimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut.

Kujtojmë se autoritetet e Koresë së Veriut më herët njoftuan se në orbitë lançuan raketë me rrezë të gjatë veprimi me satelitë.

Po ashtu, autoritetet koreanoveriore më 6 janar kryen testimin e bombës shkatërruese me hidrogjen dhe paralajmëruan lançimin e raketës me rreze të gjatë veprimi me satelit për të monitoruar nga orbita.

Bashkësia ndërkombëtare konsideron se Pheniani me këtë dëshiron të testojë gjeneratën e re të raketave balistike.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *