Home / Lajme / Botë / SHBA dhe Kina nuk do ti lejojnë armë bërthamore Koresë së Veriut
WASHINGTON (AA) - Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kina arritën marrëveshje që kurrë të mos lejojnë që Koreja e Veriut të posedojë armë bërthamoreç ( Özüm Yalkın - Anadolu Ajansı )

SHBA dhe Kina nuk do ti lejojnë armë bërthamore Koresë së Veriut

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kina arritën marrëveshje që kurrë të mos lejojnë që Koreja e Veriut të posedojë armë bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA-ve Ned Price tha se ishte këshilltarja e sigurisë kombëtare Susan Rice në Shtëpinë e Bardhë u takua me kreun e diplomacisë së Kinës Wang Yiom.

Price thotë se në takim ranë dakord që me ndërmjetësim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bëjnë presion shtesë mbi Phenianin zyrtar për t’i dhënë fund provokimeve në Gadishullin Korean.

Ai shtoi se rezultati më i rëndësishëm i takimit ishte marrëveshja që SHBA-të dhe Kina kurrë nuk do të pranojnë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore.

SHBA dhe zyrtarët kinezë në Shtëpinë e Bardhë folën për një numër çështjesh të tjera të tilla si zbatimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, ndërsa SHBA-të i bënë thirrje Kinës që të respektojë shqetësimet e Washingtonit kur bëhet fjalë për aktivitetet ushtarake të Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *