Home / Lajme / Botë / SHBA mirprit propozimin e EBA-s për Sirinë
WASHINGTON (AA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për dërgimin e ushtarëve në Siri, pas Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA). ( Hülya A. Gündüzalp - Anadolu Ajansı )

SHBA mirprit propozimin e EBA-s për Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin gatishmërinë që Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për dërgimin e ushtarëve në Siri, pas Arabisë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby në një konferencë për shtyp, ka komentuar fjalët e ministrit të Punëve të Jashtme të EBA-së, Enver Gargash në lidhje gatishmërinë për dërgimin e ushtarëve në Siri për operacionet tokësore kundër DAESH-it.

“Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se do të dalin përpara dhe do t’i mbështetin forcat tokësore. Kjo çështje ishte e trajtuar në dy bisedimet e fundit me ministrin e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil bin Ahmed el-Xhubejr. Këtë e mirëpresim”, tha Kirby.

Ai duke theksuar se është i kënaqur nga përpjekjet për luftën kundër DAESH-it tha se: “Duhet të jemi të sigurt se kjo është në përputhje me nevojat dhe përpjekjet e koalicionit”.

Gjithashtu lexo

ISIS paralajmëron sulme në Itali – (VIDEO)

Spanja i kujtoi 14 viktimat e sulmeve të Katalunjës me një meshë të posaçme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *