Home / Lajme / Botë / SHBA, një burrë i armatosur vret tre kolegët e tij dhe plagosë 14 të tjerë
NEW YORK (AA) - Në shtetin federal amerikan të Kansasit në orët e vona të natës së kaluar një person vrau tre kolegët e tij dhe plagosi 14 të tjerë. Pas sulmit, policia vrau sulmuesin. ( Bilgin SASMAZ - Anadolu Ajansı )

SHBA, një burrë i armatosur vret tre kolegët e tij dhe plagosë 14 të tjerë

Në shtetin federal amerikan të Kansasit në orët e vona të natës së kaluar një person vrau tre kolegët e tij dhe plagosi 14 të tjerë. Pas sulmit, policia vrau sulmuesin, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç vuri në dukje sherifi i qarkut Harvey T. Walton, sulmuesi hyri në fabrikën e prodhimit të pajisjeve për rritjen e bimëve dhe filloi të shtijë me armë. Në këtë sulm vrau tre dhe plagosi 14 persona.

Disa media amerikane raportuan se dhjetë persona janë në rrezik për jetën.

Walton theksoi se policia u detyrua të ndërhyjë dhe të vras sulmuesin.

“Po të mos ishte ndaluar sulmuesi, mund të kishte viktima të tjera”, ka thënë Walton.

Media lokale raportuan se sulmuesi 38-vjeçar Cedric Ford ishte i punësuar në fabrikën ku ndodhi sulmi. Flitet se Ford para sulmit ishte pushuar nga puna.

Në sulmin e armatosur në Çikago javën e kaluar, një sulmues vrau gjashtë veta dhe plagosi dy të tjerë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *