Home / Kryesoret / Sheqerinska:Më 24 prill nuk ka zgjedhje

Sheqerinska:Më 24 prill nuk ka zgjedhje

Pas deklaratave të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev se LSDM-ja do të lirojë qytetarët nga pagesa e taksës radiodifuzive këtë qëndrim e ka përsëritur sot edhe nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska. Ajo tha se miliona euro nga qytetarët meren dhe shpërndahen tek mediumet dhe pushteti në ato reklama vetëm tregon gënjeshtra. Ne prandaj themi se duhet që të ndryshohet ai sistem që të kemi media të lira dhe pa presione prandaj edhe qyytetarët nuk mund ta marrin informatën e vërtetë. Pozicioni jonë është I qartë dhe dua ta përsëris.Pa pastrimin e listës zgjedhore dhe pa media të lira zgejdhjet nuk mund të jenë të lira dhe demokratike prandaj më 24 prill nuk do të ketë zgjedhje”, tha një takim me qytetarët e Butellit nënkryetarja e LSDM-së Ramdilla Sheqerinska., njofton Tv Koha.

Përkundër këtij insistimi, mbrëmë kryetari I BDI-së në tetovë tha se zgjehdjet do të mbahen më 24 prill që për LSDM-në janë të parpanueshme. Pritet që gjatë ditëve në vijim në Maqedoni të vjen komisioneri për zgjerim Johanes Han, vizita e të cilit pritet që të zgjidhë dilemën se a do të ketë zgjedhje me 24 prill apo të njejtat do të shtyhen më tutje. Ndërkohë bëhet e ditur se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve , mbrëmë ka hedhur poshtë ankesat e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkovit për tri vendimet në emërimin e shefave të propozuara nga ministri Oliver Spasovski.Tre vendimet në lidhje me emërimin e Primislav Dimovski kreut të ri të njësisë “Alfa”, emërimin e Branko Rakic ​​si kreu i njësisë për trafikun rrugor dhe emërimin e shefit Toni Angellovski të Departamentit të qasjes së lirë në informatat me karakter public Çavkovi dhe Spasovski dje u thirrën në një takim nga KSHZ-ja, të cilën Komisioni vlerëson se asnjë prej tre vendimeve të Spasovskit nuk ka lidhje me zgjedhjet.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

”I pamundur transporti i mbeturinave nga rajoni i Tetovës”

Banorë të disa fshatrave të cilët gravitojnë rreth deponisë Rusino-Gostivar, mbrëmë kanë bllokuar transportin dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *