Home / Kryesoret / Sheqerinskën: “Zgjedhjet pa opozitën do ta thellojnë krizën!”

Sheqerinskën: “Zgjedhjet pa opozitën do ta thellojnë krizën!”

Zëvendëskryetarja e LSDM-së,  Radmilla Sheqerinska në edicionin e sotëm të emisionit “10 Minuta” theksoi se partia e tyre ka pranuar metodologjinë e KSHZ-së me qëllim që të dëshmohet  se kush i shmanget  zgjedhjeve fer dhe demokratike.  Ajo duke folur për reformat në media, tha se VMRO-DPMNE është në një pozitë që e ka patjetër të pranojë se nuk duan të ketë reforma në media.

,,E pamë që VMRO-DPMNE-ja do të jap gjithçka, mirëpo jo kontrollin e mediave. Terri mediatik nuk është temë prej së cilës ata duan të heqin dorë. Sot Maqedonia në sferën e lirisë së mediave radhitet mes Taxhikistanit dhe Malit, në vendin e 117, apo 80 vende më poshtë se disa vite më parë. Ne mendojmë që nuk e kemi vendin atje”, tha Sheqerinska.

Terri mediatik në Maqedoni siç thotë Sheqerinska është rezultat i lidhjeve mes biznesit, televizioneve dhe politikanëve, dhe e gjithë kjo, sipas saj, paguhet me paratë e qytetarëve.

Lidhur me datën e zgjedhjeve më 24 prill, Sheqerinska tha se në këtë datë nuk mund të ketë zgjedhje të drejta dhe demokratike.

,,Nuk mund të kemi zgjedhje pa u pastruar Lista Zgjedhore dhe pa liri normale të mediave. Nuk është e rastësishme letra e dërguar nga dy ambasadorët pas deklaratës së Hanit dhe nuk është i rastësishëm njoftimi i tre vendeve anëtarë me ndikim, e as edhe reagimi i SHBA-ve në OSBE. Ata thanë se duhet sigurimi i kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, listë të pastruar zgjedhore, ndarjen e shtetit nga partia dhe liri të mediave”, shtoi ajo.

Nëse në prill mbahen zgjedhjet pa opozitën, kjo sipas Sheqerinskës do ta thellojë edhe më shumë krizën politike në vend.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *