Home / Kryesoret / Shkëndija nuk di për humbje

Shkëndija nuk di për humbje

Ekipi tetovarë Shkëndija ka vazhduar me fitoret në këtë stinorë pranverorë.Edhe në ndeshjen e sotme në Koçanë, ekipi kuq e zi, ka shënuar fitore bidnëse ndaj Bregallnicës si mysafirë me rezultat 0-3.Ndonëse pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 megjithatë në pjesën e dytë ekipi tetovarë u këndell dhe shënoi tre herë. Besart Ibrahimi shënoi nga penalltia në minutën e 58 për të sjellë gëzim dhe për të paralajmëruar fitoren në këtë ndeshje. Deri në minutën e 83 rezultati ishte I njejti, kur futbollisti Alimi shënoi sërish dhe tashmë ishte e qartë seekipi tetovarë nga Koçani do të kthehet me tre pikë. Fatin e kësaj ndeshje e vulosi futbollisti Besart Ibrahimi në minutën e 85 kur shënoi edhe një gol në portën kundërshtare dhe me këtë Shkëndija fitoi takimin me rezultat 3-0. Në ndërkohë në Shkup, Renova ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër Shkupit me rezultat 0-1. Turnova pësoi disfatë nga Vardari me rezultat 0-1.Metalurgu pësoi nga Rabotnicki me rezultat 1-2, ndërsa Sileksi shënoi fitore si mysafirë ndaj ekipit Carev Dvor me rezultat 1-2.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *