Home / Kryesoret / Shkup, përfaqësuesit e autoshkollave bllokojnë urën “Goce Dellçev”
SHKUP (AA) - Përfaqësuesit e autoshkollave të Maqedonisë përsëri vazhdojnë me protesta duke bllokuar udhëkryqet kryesore të qytetit të Shkupit. Ata të revoltuar me ligjin e ri për autoshkolla i cili parasheh vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, për disa orë bllokuan urën kryesore “Goce Delçev”. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Shkup, përfaqësuesit e autoshkollave bllokojnë urën “Goce Dellçev”

Përfaqësuesit e autoshkollave të Maqedonisë përsëri vazhdojnë me protesta duke bllokuar udhëkryqet kryesore të qytetit të Shkupit. Ata të revoltuar me ligjin e ri për autoshkolla i cili parasheh vendosjen e kamerave në vetura gjatë trajnimit të kandidatëve, për disa orë bllokuan urën kryesore “Goce Dellçev”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tyre, që nga fillimi i protestës asgjë nuk ka ndryshuar, ndërsa gjendja në këtë profesion është alarmante, për shkak se tashmë një muaj ditë 90 përqind e autoshkollova bojkotojnë punën.

Kryetar i Shoqatës së Autoshkollave dhe Instruktorëve, Jonçe Apostollovski, tha se ky ligj i ka prekur të gjitha autoshkollat, madje siç tha ai, edhe vet kandidatët dhe prindërit e kandidatëve nuk e pranojnë vendosjen e kamerave, sepse është një privatësi mes instruktores dhe kandidates.

“Pas një muaji tentimesh, sot vendosëm të radikalizojmë protestën. Sot vendosëm ta zgjerojmë protestën dhe të bllokojmë edhe urën ‘Goce Dellçev’, ndërsa në varësi prej përgjigjes së ardhshme do të vendosim se çka do të bëjmë ditëve të ardhshme”, tha Jonçe Apostollovski, kryetar i Shoqatës së Autoshkollave dhe Instruktorëve.

Instruktorja Luljeta Agushi tha se vendosja e kamerave cenon privatësinë mes kandidatit dhe instruktores.

“Puna e kamerave nuk na konvenon as autoshkollave, por nuk u konvenon as prindërve, të cilët gjithashtu reagojnë në lidhje me këtë, për arsye se ajo është diçka shumë private dhe as prindërit nuk lejojnë që të inçizohen fëmijët e tyre. Kandidati mësohet dhe nuk dëshiron të inçizohet. Kjo është diçka shumë private”, tha Agushi.

Sipas përfaqësuesve të autoshkollave, inçizimi i kandidatëve gjatë trajnimit cenon privatësinë e qytetarëve dhe njëkohësisht paraqet shpenzim të madh për kompanitë e tyre. Shumica prej tyre tashmë tre javë bojkotojnë punën deri në anulimin e ligjit të ri, ndërkohë paralajmërojnë se do të vazhdojnë të bllokojnë rrugët e qytetit, por edhe nëse nuk ndërmerren masa, me automjetet e tyre do të radikalizojnë protestën.

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *