Home / Kryesoret / Shkup, shënohet 25 vjetori i themelimit të Grupit të Vishegradit
Në prani të presidentit të Maqedonisë dhe korit diplomatik të akredituar në vend, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, mbajti një fjalim me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Grupit të Vishegradit (Çeki, Hungari, Sllovaki dhe Poloni) dhe hapjes së ekspozitës për historinë e bashkëpunimit mes vendeve të Katërshes së Vishegradit. Foto: Foto: (L) Muhammed Arif - UNCHR, (R) Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek ( Vedat Abdul - Anadolu Ajansı )

Shkup, shënohet 25 vjetori i themelimit të Grupit të Vishegradit

Në prani të presidentit të Maqedonisë dhe korit diplomatik të akredituar në vend, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, mbajti një fjalim me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Grupit të Vishegradit (Çeki, Hungari, Sllovaki dhe Poloni) dhe hapjes së ekspozitës për historinë e bashkëpunimit mes vendeve të Katërshes së Vishegradit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për porositë e kartës së Vishegradit, Zaoralek tha se e njëjta thërret për bashkëpunim sepse siç tha, bashkëpunimi mundëson rritjen e besimit mes palëve të prekura nga ndonjë çështje, ndërsa në vendet siç jemi ne, izolimi sjell vetëm një përfundim, dhe ky është dështimi, tha ai.

“Përgjatë viteve, korniza të llojllojshme të bashkëpunimit të Vishegradit dolën në dritë përfshirë edhe aktivitetet e fondit të saj ndërkombëtar.

“Më e rëndësishmja nga gjithë kjo është se i kemi shërbyer intereseve tona për çka inkurajojmë qytetarët e shteteve tona të bashkëpunojnë dhe të përforcojnë lidhjet mes vete”, tha Zaoralek.

Ai shtoi se në vitet e 90-ta disa liderë dhe fraksione kanë keqpërdorur çështjet problematike në vend duke nxitur nacionalizmin etnik duke ju thënë të pranishmëve se kjo rrugë duhet shmangur.

“Ne fatmirësisht e kemi bërë zgjedhjen e duhur”, tha ministri i Jashtëm çek i cili shtoi më tutje se fakti i të qenurit në kontinent të njëjtë bënë që interesat tona të gërshetohen.

Pas fjalimit të ministrit të Punë të Jashtme të Republikës Çeke, Zaoralek, ambasadorët e ftuar patën mundësi të shohin ekspozitën për historinë e bashkëpunimit mes vendeve të Grupit të Vishegradit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *