Home / Kryesoret / Shkup: Tryezë e rrumbullakët për vlerësimin e punës së gjykatësve
Gykatës dhe kryetarë të gjykatave të Maqedonisë në tryezën e rrumbullakët, të cilën e organizon Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dhe Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë "Pavle Shatev” gjatë ditës së sotme do të debatojnë për "Përvojat vendore dhe standardet ndërkombëtare për vlerësim të punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. FOTO: Aneta Arnaudovska- Drejtore e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" ( Bekim Laci - Anadolu Ajansı )

Shkup: Tryezë e rrumbullakët për vlerësimin e punës së gjykatësve

Gjykatës dhe kryetarë të gjykatave të Maqedonisë në tryezën e rrumbullakët, të cilën e organizon Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë dhe Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev” gjatë ditës së sotme do të debatojnë për “Përvojat vendore dhe standardet ndërkombëtare për vlerësim të punës së gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave”.

Drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”, Aneta Arnaudovska, në një prononcim për gazetarët tha se kjo tryezë e rrumbullakët organizohet për të realizuar reformat prioritare në gjyqësor që dalin nga plani aksional i Rajnhard Pribes.

“Nevoja për reforma është paraqitur edhe në raportin e Grekos në të cilin kërkohet përmirësimi i sistemit për vlerësimin të gjykatësve i cili duhet të bazohet në kritere kualitative” tha ajo.

Aleksandra Zafirovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, nga ana e saj tha se prezenca ndërkombëtare në këtë tryezë është e mirëseardhur sepse mundëson përvoja ndërkombëtare për vlerësimin e gjykatësve, gjë e cila sipas saj shkon në favor të vet gjykatësve, por siç tha kjo do të kontribuojë edhe për një gjyqësor më cilësor.

“Ka shtatë vite që ne e bëjmë vlerësimin, por gjatë procesit kemi vërejtur disa punë të cilat madje kanë qenë të sinjalizuara edhe nga Komisioni Evropian”- deklaroi Zafirovska.

Nënkryetari i Këshillit Konsultativ të Gjykatësve Evropian, Gjuro Sesa i pyetur të komentojë se cilat janë ato segmente të gjyqësorit të Maqedonisë të cilët duhen korrigjuar, tha se kjo është çështje e brendshme e vendit sepse sipas tij secili sistem gjyqësor është objekt kritikash dhe gjithmonë ka hapësirë për korrigjim.

Gjatë ditës së sotme, gjykatësit dhe prokurorët do të analizojnë standardet ndërkombëtare për vlerësimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave për të themeluar një sistem të harmonizuar të performancave.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *