Home / Kryesoret / Shkupi vlon nga policia dhe helikopterët

Shkupi vlon nga policia dhe helikopterët

Në Gjykatën penale të Shkupit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë, që ndodhën në maj të vitit të kaluar.

Për shkak të këtij procesi, Shkupi është përplot me policë kurse pandërpre fluturojnë edhe helikopterët.

Në seancën që u mbajt para dy ditëve, u dëgjuan katër policë të cilët ishin sulmuar në stacionin e policisë në Goshincë dhe një dëshmitar okular nga Lagjja e trimave.
Të akuzuarit ngarkohen për “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.
Në fillim të procesit gjyqësor të akuzuarit u deklaruan se janë të pafajshëm dhe mbrojtja kërkoi që rasti të merret nga Prokuroria speciale publike. Gjykatësi u përgjigj se lënda do t’i dorëzohet kësaj prokurorie nëse prej atje gjykatës i arrin një kërkesë e tillë.
Prokuroria pohon se “sulmi në Lagjen e trimave ka qenë mirë i organizuar, ndërsa të akuzuarit kanë vepruar me paramendim të drejtpërdrejtë”.
Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u ndesh me forcat e sigurisë. Në këmbimin e zjarrit jetën e humbën tetë policë nga njësitë speciale të MPB-së dhe dhjetë persona nga grupi i armatosur, ndërsa rreth 14 policë tjerë u lënduan rëndë.

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *