Home / Kryesoret / Shlyhet vendimi për shpërbërjen e Kuvendit

Shlyhet vendimi për shpërbërjen e Kuvendit

Me 83 vota pro dhe 3 kundër kuvendi miratoi vendimin për shlyerjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit. LSDM-ja nuk votoi rreth këtij vendimi, koordinatori i kësaj partie Goran Sugarevski deklaroi se edhe njëherë u vërtetua ajo se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Kjo është edhe një mposhtje e Nikolla Gruevskit. Nikolla Gruevski për katër ditë rresht nuk e pa të udhës që të paraqitet para qytetarëve. Pa listë të pastruar zgjedhore dhe pa reforma në media nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. LSDM-ja nuk do të merr pjesë në votimin për shlyerjen e vendimit për shpërbërjen e Kuvendit”, tha Goran Sugarevski, LSDM.

Ndërkohë Ilija Dimovski theksoi se askush nuk mund të ikë nga ballafaqimi me popullin dhe se më 5 qershor qytetarët do ta zgjedhin përbërjen e re të kuvendit me çka do ta kthejnë dinjitetin e shtetit.

“Marrja e vetme e një partie politike dhe një politikani është që të ikë nga zgjedhjet. Gëzoheni që po ikni nga zgjedhjet, por nga populli nuk do mund të ikni. Populli do e kthej dinjitetin e këtij shteti. Më 5 qershor me ju apo pa ju qytetarët e RM-së do ta zgjedhin kuvendin e ri, ndërsa ju vazhdoni me politikën e juaja destruktive”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

“As unë e as BDI-ja nuk kemi nevojë të turpërohemi nga ata që na dhanë mandatin. Më 5 qershor fituat datë për zgjedhje, partner i ynë janë qytetarët, votuesit dhe faktori ndërkombëtarë. Nuk kemi nevojë të turpërohemi sepse marrëveshjen e arritur nga katër liderët e kishim për obligim ta shndërrojmë në obligim kuvendor”, tha Talat Xhaferri, BDI.

Paraprakishtë Zoran Ilievski nga VMRO-DPMNE-ja propozoi që në seancë të shqyrtohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Propozimi i Ilievskit do të shqyrtohet 30 minuta pas mesnate.
Ndërkohë në fillim të seancës kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski njoftoi se ministrat dhe zv/ ministrat e LSDM-së të cilët gjatë ditës parashtruan dorëheqjet e tyre, pasdite vonë kanë tërhequr të njëjtat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *