Home / Showbiz / “Shok” deri tani pesë vende të siguruara në “Oscar”, ja kush merr pjesë (Foto)

“Shok” deri tani pesë vende të siguruara në “Oscar”, ja kush merr pjesë (Foto)

Deri më tani mbajnë pesë bileta. Janë pesë prej krijuesve të filmit “Shok” që tashmë kanë marrë biletat për tu futur brenda në sallën e madhe ku do të ndahet Oscar. Në mesin e tyre janë edhe shokët e “Shok”-ut, Andi Bajgora e Lum Veseli. Por, kjo listë mund të ndryshoj nga ora në orë…

Nuk e kanë përjetuar luftën. Tmerrin dhe ato se çfarë kanë ndodhur në Kosovë, i kanë mësuar bashkë me skenarin e filmit “Shok”. Por, shokët Andi Bajgora e Lum Veseli bashkë me kastën e aktorëve tjerë, regjisorin Jamie Donoughue, dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascot e quan “Shok”-un në Oscar.

Mediat botërore thonë se “Shok” do të jetë fitues. Ndërsa aktorët nga kosova, kolegë të krijuesve të “Shok”-ut thonë se vet shkuarja në Oscar, është fitore për vendin. Sido që të jetë, Lum Veselin, Andi Bajgorën, regjisorin, producentët, aktorët tjerë të “Shok”-ut që tashmë ndodhen në Hollivud dhe vetë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i pret përballja e madhe. Ajo kur do të ftohet fituesi në sallën e madhe ku ndahet Oscar. Por jo të gjithë ata që tashmë ndodhen në Hollivud, do ta kenë mundësinë që të futën në atë sallë. Sipas Arben Zharkut, Kosova dhe Anglia me bashkëprodhimin e tyre filmik “Shok”, kanë marrë gjithsej pesë bileta.

“Po është e vërtetë që përveç regjisorit Jamie Donoughue dhe producentit Eshref Durmishi, në sallë ku do të jepet Oscar, do të jenë edhe dy fëmijët, Lumi dhe Andi. Në fakt për neve deri më tani janë ndarë pesë bileta. Edhe producenti tjeter Harvey Ascot do të jetë. Por jemi në listë të pritjes edhe për bileta tjera. Kështu që kjo listë mundet me ndryshu”, ka theksuar Zharku për Kolona.al.

Oscar është ngjarja më e madhe filmike në botë. Pjesë e kësaj ngjarje të madhe është bërë edhe Kosova me filmin dhe historinë e saj, për të cilën mësoi e gjithë bota. Nata finale e ndarjes së çmimeve do të mbahet me 28 të këtij muaji, ndërsa votimi për fituesit e kësaj nate tashmë ka përfunduar dhe emrat ndodhen në zarfe.

12782348_10207968717671678_1894221564_n 12321576_10153580910522525_5913183549558377654_n1

Gjithashtu lexo

Gjyste Vulaj në probleme, ja çfarë i ndodhë çdo natë me… (Foto)

Ajo është ndër këngëtaret të cilës i mbahen mend mbrëmjet dhe atmosfera që arrin ta …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *