Home / Kryesoret / Shoqata “Drita”: Ta ndash kryqin prej Kishës është njëjtë si ta ndash minaren prej xhamisë

Shoqata “Drita”: Ta ndash kryqin prej Kishës është njëjtë si ta ndash minaren prej xhamisë

Pas vendosjes së gurthemelit të Kryqit në Shkup, reagoi shoqata “Drita”, reagimin e të cilës po ua paraqesim në formë të integruar.

Sipas kësaj shoqate, vendosja e një kryqi në një hapësirë publike dhe ndarja e saj prej kishës është njëjtë sikur ta ndash minaren nga xhamia dhe ta vendosësh diku në rrugë, transmeton zhurnal.mk

Vendosja e ikonave religjioze ne hapësirat publike të një shoqërie multietnike si Maqedonia, paraqet provokim ndërfetar dhe shkelje e parimit kushtetues të laicitetit, thuhet në reagimin e Shoqatës Kulturore dhe Humanitare DRITA-Tetovë.

Institucionet shteterore duhet te jene tej fetare, duhet te jene te te gjitheve qytetareve. Te sherbeje si katalizator te forcimit te kohezionit social, fetar.

Fatkeqesisht, perdorimi i simbolit fetar, ne rastin konkret i kryqit po keqperdoret per te destabilizuar dhe per te nxitur tensione nder etnike fetare.

Kjo qasje agresive nuk demostron gje tjeter vecse poshterim te fese se krishtere, mos respektimin e ligjeve per ndertimin e objekteve fetare si dhe thyerjen e parimit te sekularizmit. Po, po poshterim te feSe krishtere.

Me vendosjen e kryqit nuk jane cenuar muslimanet, por ndihen te provokuar vete besimtaret e ktishtere. Jam i sigurte se me shume se muslimanet jane te krishteret ata te cilet ndihen te poshteruar nga ky veprim aspak fetar por i gjithi politik.

Nese mendoni se me vendosjen e kryqit ne permasa te medha ne nje ambient publik, do arrini te manipuloni mendjen e besimtareve te krishtere gaboheni rende.

Pavaresisht besimit fetar njerezit e kane aftesine per te kuptuar dinakerine dhe perdorimin nga ana politike.

Te heqesh kryqin nga kisha dhe ta vendosesh ne nje ambient aspak te pershtatshem publik eshte njesoj si te marresh minaren e xhamise dhe ta vendosesh ne rruge.

Muslimanet nuk do e lejonin kurre nje veprim te tille. Andaj mesazhi eshte ky:nese nuk ngreni zerin sot per shkeputjen e kryqit nga kisha atehere mos u cudisni neser, kur politika t’ju kete shtruar rrugen me dy korsi.

Dilema juaj me madhe do jete: KU TE LUTEMI??? Ne korsine majtas qe te con tek kryqi apo ne korsine djathtas qe te con te kisha. Sa u perket besimtareve muslimane mos u shqetesoni aspak pasi nuk ka kirurg politik qe te prese kordonin ombelikal midis jush dhe besimit islam.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *