Home / Lajme / Maqedoni / Shqiponja dhe Kryqi në Shkup ilegale, vetëm për pika politike

Shqiponja dhe Kryqi në Shkup ilegale, vetëm për pika politike

Opinjon nga Selim Iljazi i diplomuar për Shkencat politike.

Ka të atillë që thonë se nuk ka politikanë të këqij, por vetëm popuj që nuk dinë të zgjedhin të ardhmen e vet, por ka edhe të atillë që këmbëngulin në pohimin se, si gjithë të tjerët edhe politikanët ndahen në dy grupe: në të mirë dhe të këqij.
– Pushtetarët aktual në Maqedoni nuk bëjnë pjesë në asnjë nga dy grupet e lartpërmendura, këta janë i një lloji të veçantë, që nuk mund ti matësh me asnjë peshore politike, andaj edhe politikbërja dhe veprimet e tyre dalin jashtë logjikave politike.
– Pa mos pasur guxim politik të përballen me problemin e kohës, si për shembull ikjen e rrinis nga vendi, gjendja e rënd ekonomike, problemet ndëretnike, problemi me emrin me Greqin dhe shum e shumë probleme të tjera që ka Maqedonia. Qeveritarët aktual të Maqedonisë u shndërruan në një grup cirku politik dy etnik, në të cilën pushtetarët shqiptar kanë rolin ta mbulojnë hutesën e kolegve të tyre maqedonas.
– Prandaj kur e shohin se skanë ku të shkojnë nga kjo kriz politike që ka kaplua vendin, dhe të manipulojnë me kërkesat e popullit të tyre, dalin pasdite pushtetarët shqiptarë dhe vendosin një shqiponjë ilegale në një lagje të Shkupit, dhe pas disa ditësh dalin edhe pushtetarët maqedon vendosin një kryq gjigant ilegal po në një lagje të Shkupit me popullat shqiptare. –Shtrohet pyetja a është kjo një marveshje e fsheht mes VMROS-BDI-së..?
– Kështu me këto veprime i mundësohet Gruevskit dhe VMROS-së të zbavitë popullin me probleme që ka me shqiptarët, e jo me mosmarveshjet dhe krizën ekonomike që ka shteti, ose duke i bërë të mundur që Gruevski në ç’do 2-3 muaj të bëjë nga ndonjë marveshje të re me shqiptarët.
– Pas vendosjes së shqiponjë dhe gurthemelit të kryqit në Butel, shihet qartë se: VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja po dëshirojnë që të krijojnë tensione dhe të provokojnë incidente, vetë fakt se autorët e vendosjes së këtyre objekteve janë kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE dhe BDI, dy partitë e koalicionit që me vite janë në pushtet.
– Nga këto, veprime disa funkësionar të BDI-së organizuar një protestë për të tregua se kan guximin të ndalojnë diçka, dolën në shesh disa “isuf qamila” i thanë nga 2 fjal që kuzhina maqedone va pregaditën dhe si pula të lagura u kthyen në shtëpit e tyre, kurse pala maqedone nën masa të rrepta sigurie mbajti ceremonin e vendosjes së gurthemelit të Kryqit në afërsi të rreth-rrotullimit në hyrje të Komunës së Butelit, i cili duhet të jetë gati për dy muaj.
– Kurrë populli shqiptar në Maqedoni nuk është gjendur më keq, ndërmjet dhunashëve dhe atyre që bëjnë marrëveshje duke shkelur premtimet e dhëna. Këto garnitura politike në qeveri janë turma më e keqe që nuk i shkon asnjë sistemi të mundshëm politik, interpretoni dhe ulërisni sa të doni në salla e ne sheshe: të dyja palët jeni faqja e zezë, më primitivja e vendit dhe të padenjë për të prirë e qeverisur.
– Duhet ta dinë këto pushtetar se populli i ka kuptua lojrat e pista që i pregaditni në kuzhinat antishqiptare dhe nuk do bjerë pre e provokimeve për të fituar ju poena politik, sotë populli shqiptar dhe aj maqedon jan të vetëdishëm dhe nuk do grinden që të sundone ma lehtë Gruevski me vazalët e ti.
– Unë, besoj se koha kërkon risi, imagjinat dhe vendime të reja. Unë, po i kërkoj secilit prej jush të jeni pionirët e risis. Thirja ime u drejtohet rinis në zemër, pavarsisht moshës, u drejtohem të gjithë atyre që e duan të mirën e rinis shqiptare në këtë vend që mos bije pre e provokimeve politike të kësaj garniture që udhëheq vendin, sepse shqiptarët e këti vendi janë të pa mbrojtur nga policia e shtetit dhe nga partit politike shqiptare në pushtet.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *