Home / Lajme / Botë / Siri, në sulmin e avionëve të regjimit vriten 6 persona
DAMASK (AA) - Në sulmin e kryer nga ana e avionëve luftarakë të ushtrisë siriane sot pas namazit të xhumasë në Gutën lindore të Damaskut e cila është në kontrollin e opozitarëve, humbën jetën 6 persona ndërsa u plagosën 25 të tjerë. ( Yusuf Homs - Anadolu Ajansı )

Siri, në sulmin e avionëve të regjimit vriten 6 persona

Në sulmin e kryer nga ana e avionëve luftarakë të ushtrisë siriane sot pas namazit të xhumasë në Gutën lindore të Damaskut e cila është në kontrollin e opozitarëve, humbën jetën 6 persona ndërsa u plagosën 25 të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari të AA-së nga zyrtarët e Mbrojtjes civile të rajonit Guta lindore, avionët luftarakë të ushtrisë siriane kanë sulmuar në vendbanimet e lagjeve Hamurije dhe Sakba të Gutës lindore dhe qarkut Duma.

Si pasojë e bombardimeve në këto vendbanime humbën jetën 6 persona ndërsa u plagosën 25 të tjerë. Theksohet se të plagosurit janë transferuar në spitalet e improvizuara ku do të trajtohen.

Gjithashtu thuhet se në sulmin e forcave të regjimit ndaj vendbanimeve është dëmtuar një numër i madh i shtëpive

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *