Home / Kryesoret / Siri, nga bombardimet ruse vriten 15 civilë dhe 22 plagosen
HALEP (AA) - Në sulmin e avionëvë luftarakë rusë në Siri mbi dy fshatra të qarkut Tel Rifat të Halepit, jetën e humbën 15 persona ndërsa 22 të tjerë u plagosën. ( Ahmed Muhammed Ali - Anadolu Ajansı )

Siri, nga bombardimet ruse vriten 15 civilë dhe 22 plagosen

Në sulmin e avionëvë luftarakë rusë në Siri mbi dy fshatra të qarkut Tel Rifat të Halepit, jetën e humbën 15 persona ndërsa 22 të tjerë u plagosën, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga ekipet e mbrojtjes civile, avionët rusë kanë sulmuar fshatrat Kafr Kelbin dhe Kafr të qarkut Tel Rifat në veri të Halepit i cili gjendet nën kontrollin e opozitarëve. Ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre për të nxjerrë të vdekurit dhe të plagosurit nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Sipas vlerësimeve të para në këtë sulm 15 njerëz kanë vdekur ndërsa janë plagosur 22 të tjerë.

Anëtari i komitetit lokal të Tel Rifatit, Husejin Ebu Mahmud, tregoi se avionët rusë kanë zhvilluar më shumë se 20 sulme ajrore kundrejt Tel Rifatit dhe fshatrave përreth.

“Rusët po bëjnë pastrim etnik në rajon”

Mahmut tha se rusët veçanërisht i bombardojnë rajonet të cilat gjenden nën kontrollin e opozitës së moderuar. “Rusët po bëjnë pastrim etnik në rajon. Ata po përpiqen ti zbrazin qarqet, lagjet dhe fshatrat në veri të Halepit të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve duke i bombarduar ato. Rusët sulmojnë rajonet opozitare, me qëllim që në lindje të Azezit të avancojë organizata terroriste DAESH, ndërsa në juglindje të qarkut të avancojë PYD-ja”, tha ai.

Sipas tij, avionët rusë kanë sulmuar intensivisht në rajonet opozitare në Anadan, Hajan, Bejanun, Kafr Hamra, Tel Rifat, Minnig dhe Azez. “Qëllimi i Rusisë është të sigurojë avancimin e forcave të PYD-së nga perëndimi në lindje”, thotë Mahmut.

Ai duke treguar se opozitarët i janë përgjigjur avionëve të cilët kanë bombarduar qarkun Tel Rifat, tha se kanë ndodhur përleshje mes opozitarëve dhe degës së PKK-së në Siri, PYD-së në lagjen Minnig në veriperëndim të Azez-it dhe përreth aeroportit ushtarak në Minnig.

– Edhe qyteti Dera u bombardua

Nga ana tjetër njoftohet se si pasojë e sulmit ajror të përbashkët të avionëve luftarakë rusë dhe sirianë në qytetin Dera e cila ndodhet në jug të vendit, kanë humbur jetën 6 civilë ndërsa janë plagosur dhjetra të tjerë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, avionët rusë dhe ato të regjimit kanë kryer sulme në lagjet dhe vendet e ndryshme përreth qytetit Dera. Në këto sulmet janë vrarë 6 civilë, ndërsa janë palgosur dhjetra të tjerë në mesin e të cilëve dy fëmijë dhe një grua.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *