Home / Lajme / Botë / Siri, tre fëmijë të vrarë dhe dhjetë të plagosur nga sulmet ruse
HALEP (AA) - Tre fëmijë u vranë ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve të avionëve lufatarakë rusë në rajonin Anadan në veri të Halepit që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. ( Anadolu Ajansı - Enes Leyle )

Siri, tre fëmijë të vrarë dhe dhjetë të plagosur nga sulmet ruse

Tre fëmijë u vranë ndërsa dhjetë të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve të avionëve lufatarakë rusë në rajonin Anadan në veri të Halepit që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka marrë nga zyrtarët e mbrojtjes civile theksohet se si pasojë e sulmeve të avionëve luftarakë rusë ndaj vendbanimeve në rajonin Anadan jetën e kanë humbur 3 fëmijë dhe janë plagosur 10 persona.

Gjithashtu thuhet se të vrarët dhe të plagosurit janë nxjerrë nga rrënojat e shtëpive nga ekipet e mbrojtjes civile ku dhe vihet në dukje se të plagosurit janë dërguar në spitalet e improvizuara të tendave.

Theksohet se avionët rusë që prej 3 ditësh kanë ndërmarrë 800 sulme ajrore në veri të Halepit dhe se pothuajse në përgjithësi sulmet janë ndërmarrë kundrejt vendbanimeve.

Ministria ruse e Mbrojtjes më 20 shtator pati njoftuar për nisjen e operacioneve ajrore ndaj objektivave të DAESH-it në territorin e Sirisë, por avionët rusë më shumë kanë në objektiv venbanimet civile si dhe bazat edhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në rajonet Homs, Hama, Idlib dhe Halep.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *