Home / Lajme / Maqedoni / Situatë e tensionuar në Idomeni: Refugjatët po tentojnë të futen në Maqedoni, policia po përdorë gaz lotsjellës

Situatë e tensionuar në Idomeni: Refugjatët po tentojnë të futen në Maqedoni, policia po përdorë gaz lotsjellës

Në Qendrën transite të pranimit Gjevgjeli momentalisht ka vetëm rreth tridhjetë emigrantë të sapoardhur, që do të thotë se kampi është gati i zbrazët, informuan nga Qendra rajonale e Gjevgjelisë për menaxhim me kriza.

Rreth 500 emigrantë nga Siria dhe Iraku, të cilët gjatë vikendit ishin në kamp, sot në mëngjes me tren u larguan nga Gjevgjelia drejt Tabanocit, kumtuan nga QMK prej ku edhe konfirmuan se edhe më tej nuk lejohen emigrantë nga Afganistani.

Nga ana e kundërt e vendkalimit, situata është e tensionuar, por tani për tani mbahet nën kontroll nga policët grekë, sipas të cilëve, numri i emigrantëve të grumbulluar lëviz diku mes 5.000 dhe 7.000 veta që presin në kampin Idomeni dhe në kapin e sapo hapur përballë pompës së benzinës në Polikastro.

Përndryshe, numri i refugjatëve dhe migrantëve të cilët do të mbeten të bllokuar në Greqi mund të arrijë 70.000 në disa javët e ardhshme, deklaroi ministri grek i Migrimit Janis Muzalas.

“Vlerësimi ynë është se numri i njerëzve të cilët do të jenë të bllokuar në vendin tonë do të jetë midis 50.000 dhe 70.000…edhe atë në periudhën e ardhshme”, deklaroi Muzalas për televizionin grek “Mega”.

Ai, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina, theksoi se në Greqi tanimë ka rreth 22.000 migrantë dhe refugjatë, por shtoi se plani i NATO-s për luftë kundër kontrabandës me njerëz jashtëzakonisht mund ta kufizojë fluksin e migrantëve.

Përfaqësues të NATO-s javën e kaluar konfirmuan se si anije të cilat tanimë janë sistemuar në Detin Egje, do të transmetojnë informata zbuluese dhe të dhëna nga gjurmimi i rojës bregdetare turke dhe greke dhe të Fronteksit, dhe se si ekipet për shpëtim të NATO-s do të kthejnë migrantë në Turqi.

Plani është që në kuadër të marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë për ndërprerje të fluksit të refugjatëve të cilët mbërrijnë në Evropë.

“Nëse zbatohet plani i NATO-s… kjo do të mund ta zvogëlojë fluksin e refugjatëve për rreth 70 për qind”, tha Muzalas.

Ai informoi se Greqia ka kërkuar mjete urgjente financiare nga Evropa që të ballafaqohet me krizën e refugjatëve, por nuk zbuloi hollësi për shumën e kërkuar.

Gazeta “Katimerini”, megjithatë, publikoi se bëhet fjalë për shumë nga 228 milionë euro, të cilat do të dërgoheshin për ndërtim të objekteve për akomodim të dhjetëra mijë refugjatëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *