Home / Lajme / Botë / Snaiperistët vërtetojnë partneritetin mes PKK-së dhe PYD-së
SANLIURFA (AA) - Shpjegimet e dy snaiperistëve PYD/YPG të cilët u arrestuan teksa përpiqeshin të kalonin kufirin në rajonin nën përgjegjësinë e pikës kufitare Mursitpinar, vërtetojnë marrëdhëniet mes PKK-së dhe PYD-së. ( Mehmet Akif Parlak - Anadolu Ajansı )

Snaiperistët vërtetojnë partneritetin mes PKK-së dhe PYD-së

Shpjegimet e dy snaiperistëve PYD/YPG të cilët u arrestuan teksa përpiqeshin të kalonin kufirin në rajonin nën përgjegjësinë e pikës kufitare  Mursitpinar, vërtetojnë marrëdhëniet mes PKK-së dhe PYD-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë theksohet se dy persona anëtarë të YPG-së u arrestuan nga ekipet e Komandës së pikës kufitare Mursitpinar dhe të Drejtorisë së shërbimeve informative të Komandës së Xhandarmërisë të qytetit Sanliurfa në Turqi të cilët po tentonin të kalonin nëpërmjet rajonit Kobani të Sirisë (Ajn el Arab) e cila ndodhet nën kontrollin e PYD-së që është krahu i armatosur i organizatës terroriste PKK.

Gjithashtu mësohet se njëri prej personave Mesut C. (29) me emrin e koduar “Diren” është i regjistruar në gjendjen civile në qytetin Bitlis të Turqisë, ndërsa personi tjetër Abdurrahman P. (23) që përdorte emrin e koduar “Tirej” ishte i regjistruar në regjistrin e gjendjes civile në qytetin Sirnak të Turqisë.

Në kontrollin e ushtruar mbi terroristët u gjetën një pushkë e tipit M-16, 2 kallashnikovë, 8 bomba dore, dy dylbi snaiperi, 12 karikatorë, 1 mijë e 257 fishekë, 40 fishekë blindshpues, kartë memorie me informacione të organizatës, hartë e detajuar e rajonit Sur në qytetin Diyarbakir, 12 pilula të drogës dhe shumë pilula kurajuese, uniforma me emblemën e YPG-së, materiale për përdorimin e lëndëve shpërthyese dhe 3 jelekë luftarakë.

– “Drejtuesit e PYD-së më kërkuan të kaloj në rajonin Sur”

Një nga terroristët Mesut C. në deklaratën e tij tha se në vitin 2005 i është bashkuar organizatës terroriste PKK, dhe se më parë ka qenë në kampet në Iran dhe më pas në kampet në Hakurk, Metina dhe Gare në Irak.

Mesut C. gjithashtu ka vënë në dukje se në vitin 2013 pasi është trajnuar si snaiperist në malin Kandil me kërkesë të drejtuesve të organizatës në vitin 2014 ka kaluar në Kobani duke marrë pjesë në konflikte. Ai ka thënë se me vendim të drejtuesve të PYD-së është dërguar si snaiperist në rajonin Sur të qytetit Diyarbakir të Turqisë për ti ardhur në mbështetje PKK-së.

Anëtari i organizatës terroriste Mesut C. tërhoqi vëmendjen se drejtuesit e PYD-së dërgojnë në Turqi kryesisht personat që janë trajnuar si snaiperistë për ti dhënë mbështetje PKK-së.

– Pilula droge dhe kurajuese për të marrë pjesë në konflikte

Ndërsa terroristi Abdurrahman P. me emrin e koduar “Tirej” ka shpjeguar se në vitin 2014 i është bashkuar organziatës terroriste dhe më pas është dërguar në malin Kandil për t’u trajnuar si snaiperist ku dhe më pas ka kaluar në Kobani për të luftuar në radhët e PYD/YPG.

Terroristi Abdurrahman P. teksa ka shpjeguar se përdorin pilula kurajuese dhe ndonjëherë pilula droge për të marrë pjesë në konflikte ai pranon se PKK-ja ka kërkuar snaiperistë nga PYD/YPG që të luftojnë në rajonet Sur dhe Nusaybin që ndodhen në Turqi.

Terroristi ndër të tjera ka transmetuar se PKK-ja në javët e fundit në rajonet Sur, Cizre dhe Silopi ka pësuar humbje të mëdha dhe se për këtë arsye organizata në konflikte përdorë më shumë snaiperët.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori, administrata në dy ndërrime

Pas dy javësh, qytetarët edhe pas orës 16 do të mund të nxjerrin, certifikatën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *