Home / Showbiz / Soni Malaj bionde në stilin e Kim Kardashian, miqtë e kritikojnë (Foto)

Soni Malaj bionde në stilin e Kim Kardashian, miqtë e kritikojnë (Foto)

Si besnike e ngjyrës së errët të flokëve, askush s’e kishte imagjinuar që një ditë këngëtarja Soni Malaj do të guxonte duke kapur ekstremin e stilit të Kim Kardashian, me shndërrimin nga brune tipike në bionde me baluke.

Ka vendosur të eksperimentojë me pamjen duke u shndërruar në bionde tipike me anë të një parukeje. Direkt pas postimit në Instagram të fotos së parë me look­n e ri, ku Soni ka dashur të testojë shijen e fansave për projektin e ri muzikor, nuk kanë munguar me komentet e tyre pro dhe kundër ngjyrës së verdhë të flokëve.

Të paktë janë ata që e komplimentojnë për këtë look, pasi shumë prej meshkujve që komentojnë poshtë fotos e kritikojnë, duke qenë të bindur se Sonit i shkon të jetë vetëm brune. Mes tyre ka nga ata që komentojnë: “Sa ndryshe, si paruke duken. Na është mësuar syri duke të parë si flokëzezë”. Në foton e postuar së fundi në Instagram, këngëtarja ka përdorur një paruke, me të cilën ka dashur të tregojë look­un e ri që do të ketë në klipin e saj ta ardhshëm. Pas ndarjes nga Mirko, Soni i është përkushtuar karrierës, duke premtuar një vit të ngjeshur me projekte të reja.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *