Home / Kryesoret / Sot fillon pastrimi i listës, deri në fund të marsit mund të mbarojë!?

Sot fillon pastrimi i listës, deri në fund të marsit mund të mbarojë!?

Sot KSHZ fillon me pastrimin e listës dhe përpunimi i të dhënave që komisioni priste nga 10 institucione, theksojnë nga KSHZ, njofton Zhurnal.

Përpunimi do të zgjasë 3 ditë e më pas do të fillojë puna në teren, në ato vende e më saktë në adresat ku të dhënat do të jenë të dyshimta. Vlerësohet se të dhënat do të përpunohen shpejtë dhe lista zgjedhore do të pastrohet në kohë që zgjedhjet të mbahen me datën e caktuar pra më 24 prill.

”Sot presim se do jenë gati të dhënat bazë nga institucionet dhe nga nesër fillon përpunimi i tyre, rreth 20 shkurtit prisni vlerësimet tona që sipas meje do jenë në favor të mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill”, thekson anëtari i KSHZ nga rradhët e VMRO.

E gjithë kjo vjen pasi që eurokomesari Johanes Han dje në një deklaratë të tij ka thënë se data 24 prill varet nga vlerësimi i OSBE, ODIHR dhe KSHZ.

”Kemi marveshjet e qershorit dhe korikut të vitit të kaluar dhe pjesë e marveshjes janë dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohëshme por nuk mund të jap përgjigje për momentin, e gjitha varet nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare dhe KSHZ për mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Han, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *