Home / Kryesoret / Sot protestojnë mjekët specializant

Sot protestojnë mjekët specializant

Mjekët specijalizant dhe specijalizantët e ardhshëm vendosën që pakënaqësinë e tyre ta shprehin nëpërmjet një proteste të qetë, e cila do të mbahet më 10.02.2016 (sot) në ora 12.30 para Ministrisë së Shëndetesisë, që të ngritet zëri dhe qartë të tregohet:

JO- për videoinçizim dhe transmetim drejtpërdrejt në internet të provimeve tona!

JO- për punë pa as një denar rroge dhe pa sigurim shëndetsor dhe sigurim pensional!

JO- për kontrata fajdexhish për lojalitet dhe fatura prej 60 000 euro!

JO-për 24 orë kujdestari të cilat nuk janë të paguara!

JO- për diskriminim ne bazë të sëmundjes apo amësise/lindjes

JO- për diskriminim, shtypje, nënçmim publik  dhe degradim të mjekve specijalizant!

Të nderuar,

Më 27.01.2016 në parlamentin e RM ishte votuar edhe një plotësim  i Ligjit për Kujdesin Shëndetsor, pa asnjë përmbushje të kërkesave nga Peticioni I nënshkruar nga 350 mjek specijalizantë dhe mjek të ardhshëm. Ministria e shëndetsisë përsëri mbetet e shurdhert ndaj kërkesave tona. Dhomat për videoinçizim dhe transmetim të provimeve janë të përgaditura para fillimit te provimeve, por specijalizantët sërisht ngelën pa as një denar rroge, me kontrata fajdexhish dhe kushte teje diskriminuese dhe degraduese për specijalizantët.

Në protestë mediumet do të jenë të njoftuar me problemet tona, kërkesat tona dhe hapin e ardhshëm të cilin do ta marrim. Ju ftojmë ta përcillni protestën dhe me këtë gjithashtu shprehim falënderimin tonë për angazhimin e deritanishëm, hapsirën mediatike dhe raportim korekt për problemet e mjekëve specializant.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *