Home / Sport / Sot votohet për presidentin e ri të FIFA-s

Sot votohet për presidentin e ri të FIFA-s

Pesë personat që po kandidojnë për lidershipin e Federatës Botërore të Futbollit kanë mbajtur fjalimet e tyre të fundit të enjten, duke treguar vizionet e tyre për të ardhmen e FIFA-s, ndërsa Federata po mundohet të marrë veten pas skandalit më të rëndë të korrupsionit në histori.

Delegatët nga më tepër se 200 vende anëtare të FIFA-s do të zgjedhin të premten presidentin për të trashëguar zviceranin Sepp Blatter, dy ditë pasi Blatter dhe presidenti i UEFA-s kanë humbur apelin ndaj suspendimeve të tyre për shkelje të etikës, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Cilido që të marrë detyrën nga Blatteri, që ka udhëhequr FIFA-n për 17 vjet, do të trashëgojë një punë shumë më ndryshe me fokus në menaxhim të krizës.

“Bota po pret dhe po shikon, ky është moment vendimtar në histori të FIFA-s. Do të vendos nëse FIFA do të shkoj para si duam apo do të vazhdojë rënien poshtë”, ka thënë kandidati Princi Ali Bin Al Hussein i Jordanit.

Kandidati tjetër, jug-afrikani Tokyo Sexwale ka përshkruar FIFA-n si të prishur dhe një markë të dëmtuar, ndonëse ai i është referuar atyre që janë dënuar për skandalin si “shokë që i kemi humbur”.

Kandidati zviceran Gianni Infantino ka përsëritur premtimin e tij për t’i ofruar çdo federate anëtare pesë milionë dollarë për të investuar në sport gjatë një periudhe katërvjeçare, më tepër se 2.05 milionë dollarë sa i kanë marrë federatat nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ai ka thënë se kjo mund të realizohet lehtësisht.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *