Home / Kryesoret / Spasovski: Është e nevojshme të kthehet shërbimi i zjarrfikësve

Spasovski: Është e nevojshme të kthehet shërbimi i zjarrfikësve

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot e vizitoi Stacionin policor në Kisella Vodë në kuadër të realizimit të planit për vizita të SP-ve në Shkup.

Nga ana e komandantit të SP-së, ministri Spasovski u informua për marrjen e aktiviteteve, për shkallën e krimit, për parandalimin, por edhe për problemet me të cilat përballen siç janë akomodim hapësinor dhe teknika.

Sipas Spasovskit, ka probleme në pjesën e numrit të vogël të nëpunësve policorë të cilët punojnë në SP dhe prandaj përpiqet të kthehet shërbimi i zjarrfikësve në Shkup dhe pastaj edhe në RM. Por, për këtë duhet një numër i madh i policëve. Në rajonin e SP Kisella Vodë, informoi, për qindja më e madhe janë delikte pronësore-juridike.

“Rritet edhe përqindja e realizimit. Është shumë me rëndësi të veprojmë në mënyrë parandaluese, ndërsa për këtë më e rëndësishme është të kemi shërbim të zjarrfikësve. Kemi përmirësim, por ajo është larg nga pritjet dhe nevojat. Do të bëhen të gjitha aktivitetet e mundshme që këto për qindje të rriten dhe të rritet siguria e qytetarëve, edhe pse siguria e qytetarëve të Shkupit është stabile, nuk ka prishje të mëdha, por çdoherë ka më mirë”, deklaroi ministri Spasovski pas vizitës në SP Kisella Vodë.

Në pyetje të gazetarëve nëse është e vërtetë se nuk ka urdhër për arrestimin e kryetarit të komunës së Pustecit Edmond Temelko, ministri Spasovski theksoi se aktivitetet të cilat zbatohen në lidhje me aksionin operativ “Titanik” i zhvillon Prokuroria Speciale Publike dhe është vepruar sipas urdhrit të tyre.

 

“Gjithçka që është ndërmarrë, është ndërmarrë në bazë të urdhrit të PSP-së”, u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme.

I pyetur nëse ka përfunduar ekspertiza e jelekëve antiplumbë të gjetura në “fabrikën e aferave” të Çaushit, ai tha se po punohet në këtë hetim, por për informacione më të detajuara u drejtua në Prokurorinë publike për krim të organizuar.

Për atë nëse është zbardhur ndonjë prej rasteve për sulm ndaj gazetarëve, Spasovski informoi se deri më tani është zbardhur rasti për sulmin ndaj Bojan Jovanovskit në kafenenë “Sokaçe” dhe punohet në zbardhjen e rasteve të tjera.

“Por, në raste të caktuara, jo vetëm të sulmeve ndaj gazetarëve, por edhe të tjerave, ka disa lëshime të bëra në ditën e ndodhive, kështu që vështirë të arrihet deri në informacione dhe kjo zgjat më gjatë”, deklaroi Spasovski dhe paralajmëroi se për lëshimet e bëra, derisa konstatohet do të vijojë procedurë e duhur që do ta zhvillojë SPB Shkup.

Në pyetje të gazetarëve për atë se në konferencë për shtyp të PSP-së është përmendur se ka 35 mijë letërnjoftime të bëra, por janë marrë nga MPB-ja dhe se janë krijuar 15 mijë numra të amzës, ministri Spasovski theksoi se të dhënat të cilat i kumton PSP-ja në lidhje me lëndën në të cilën punojnë, janë të dhëna të cilat i kanë marrë zyrtarisht nga shërbimet. Prandaj, nënvizoi, nuk dëshiroj të komentojë në lidhje me këtë pjesë sepse hetimi është në vijim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *