Home / Lajme / Maqedoni / Specializantët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë

Specializantët protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë

Dhjetëra mjekë specializantë u mblodhën sot para Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë, për të shprehur revoltën, siç thanë, sjelljen injoruese të kësaj ministrie ndaj tyre. Ata në dorë mbanin pankarta me mbishkrimin “Duam rrogë, jemi mjekë e jo studentë”, “Gjermani pritëm se po vij”, raporton.

Mensur Xhaferi, specializant në Klinikën e fëmijëve në Shkup, tha se janë tubuar për të shprehur revoltën e tyre ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe sjelljes së saj, siç thotë ai, injoruese ndaj kërkesave dhe problemeve të potencuara në Peticionin e nënshkruar kohë më parë nga ana e 350 mjekëve specializantë dhe specializantëve të ardhshëm. Ai tha se specializantët janë kundër një sërë problemeve në profesionin e tyre.

“Këtu jemi që të themi zëshëm, Jo, për mënyrën e re të dhënies së provimeve tona dhe jo për video-incizimin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në internet të provimeve tona. Jo, për punën pa asnjë denarë rrogë dhe pa sigurim shëndetësor dhe pensional, Jo për kontrata fajdexhish dhe për lojalitet dhe fatura prej 60 mijë eurosh, Jo për diskriminim në bazë të sëmundjes apo amësisë, Jo për kujdestari 24 orëshe të cilat nuk paguhen, Jo për diskriminim, shtypje, nënçmim publik dhe degradim të mjekëve specializantë”, u shprej Xhaferi.

Ai shtoi se kjo po ndodh veçanërisht tani kur kemi fenomenin e ikjes së madhe të mjekëve jashtë vendit. Mjekët specializantë poashtu i bënë me dije Ministrisë së Shëndetësisë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre dhe se do t’i shfrytëzojnë të gjitha rrugët demokratike deri në përmbushjen e tyre. Mjekët specializantë ankohen se të ashtuquajturit specializantë privatë e kanë statusin e të papunësuarit dhe për specializimin e tyre duhet të vetëfinancohen, si dhe grupi i dytë specializantë të ashtuquajtur shtetëror të cilët janë të detyruar të punojnë në atë klinikë ku janë të punësuar një kohë të gjatë pavarësisht kushteve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *