Home / Lajme / Maqedoni / Spitali i Strugës “horror”, drejtori Ibraimi thotë se ka apeluar disa here per intervenime!

Spitali i Strugës “horror”, drejtori Ibraimi thotë se ka apeluar disa here per intervenime!

Strugë, 24 shkurt – Spitali i qytetit të Strugës, tashmë ka degraduar plotësisht në aspektin infrastrukturor, rrugë të prishura, pamje të brishta të godinave të cilat akoma janë në formë të barakave tëndërtuara disa dekada më parë, ambienti i mbrendshëm të kujton skenat e filmave horror, ndërsa ajo që është më e rëndësishmja dhomat ku qëndrojnë për kurim pacientët, përvecse janë të shkatërruara, nuk kanë as hapsirën minimale të nevojshme për të qëndruar në to edhe një njeri në gjendje normale, e aq më pak një i sëmur sidomos i moshuar, shkruan Drini.mk

Drejtori Mentor Ibrahimi ( kuadër i partisë në pushtet BDI) i cili për disa vite me radhë ushtron këtë funskion, në një prononcim për Struga Ekspres ka ripërsëritur qëndrimin e tij, se ai disa herë ka apeluar që të merren masa ndaj kësaj situate. Megjithatë apeli i drejtorit sic duket edhe pse disa herë i përsëritur nuk po merret parasysh nga bashkaprtiakët e tij në pushtetin qëndror të cilët kanë kompetenca reale për të realizuar investime dhe për ta rregulluar sadopak gjendjen e spitalit të Strugës tek i cili shërbehen mijra qytetarë shqiptarë taksapagues të qeverisë së Maqedonisë.

“Me hapësirën jemi në një hendikep,kemi mungesë të hapësirës për trajtimin e pacientëve të cilët kanë trajtimin e spitalit ditor,ashtu siç e quajmë ne. Disponojmë vetëm katër shtretër për këtë llojë të pacientëve ditor të cilët marrin trajtimin e spitalit të përgjithshëm. Hapësira është shumë e ngushë,mundësitë tona për të gjetë një hapësirë tjetër është pothuajse zero.S’kemi mundësi,këto janë hapësirat që i posedon spitali i Strugës”, tregon për StrugaEkspres, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës, Mentor Ibraimi.

“Disa herë e kam potencuar që është veç nevojë e kohës pasi në këtë spital gravitojnë pacient nga rrethina, qytete tjera nga Ohri, Dibra dhe Kërçova, duhet të bëhet një zgjerim i hapësirave momentale,gjegjësisht,rikonstruim i këtij spitali.Unë kërkoj edhe variantin e dyte, pra zhvendosjen komplet të objekteve të Spitalit të Strugës bashkarisht me shtëpinë e Shëndetit në periferi të qytetit ku mund të krijohen kushte shumë të mira për të punuar. Qasja dhe ardhja e pacientëve në këtë spital është shumë problematike dhe që krijon një kaos brenda ambienteve të Spitalit”përfundoi Mentor Ibraimi,drejtori i Spitalit të Strugës.

Kujtojmë se qeveria e Maqedonisë, para disa vitesh realizoi një mega investim në qytetin e Ohrit, ku ndërtoi një nga spitalet më të mira në Maqedoni, megjithatë edhe në aspektin e shëndetësisë Struga, vazhdon të ngelet jashtë agjendës së qeverisë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *