Home / Kryesoret / Stavreski:Kaluam një vit të vështirë

Stavreski:Kaluam një vit të vështirë

Kaluam një vit të vështirë në të cilin për fat të keq kriza politike u vu mbi ekonominë dhe jetën e përditshme, edhe pse qytetarët presin në vend se kriza politike, zgjidhje të problemeve të tyre, theksoi Zoran Stavreski mbrëmë në tribunën në Negotinë.

“Qytetarët nuk zgjedhin politikanë të cilët merren me veten dhe të imponojnë kriza artificiale, të shkaktojnë kriza dhe ta rrezikojnë sigurinë e shtetit siç ndodhi kjo vitin e kaluar. Ta rrezikojnë stabilitetin në vend, stabilitetin e ekonomisë, ta rrezikojnë qetësinë e qytetarëve dhe ta prishin rehatinë e tyre. Ndërsa gjithë këtë LSDM-ja e bëri vitin e kaluar. Dhe jo vetëm vitin e kaluar, unë do të thosha se në vazhdimësi në sjelljen e tyre të vazhdueshme në shtatë vitet e fundit. Thjesht situata të krizave dhe situata të cilat vazhdimisht duhet të shkaktojnë pasiguri te qytetarët dhe pamundësi për t’u realizuar programi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjegjësisht i projekteve të cilat janë të nevojshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha Stavreski.

Sipas tij, opozita është duke e bërë këtë pasi që nuk ka program, projekte dhe punë pozitive të cilat do t’ua ofronin qytetarëve.

“LSDM-ja e ka vetëm një projekt të vetëm. Ky projekt quhet shkaktim artificial i situatave të krizës. Kundrejt kësaj VMRO-DPMNE ka mijëra projekte të cilat janë të përfshira në programin tonë dhe të cilat nënkuptojnë zgjidhjen e problemeve jetësore të qytetarëve”, tha Stavreski në tribunë.

Ai theksoi se takimet me qytetarët janë punë e tyre e zakonshme të cilën nuk e bëjnë vetëm para zgjedhjeve. Më parë, tha, politikanët nuk kanë pasur shprehi të tilla të jenë në mesin e popullit. Përkujtoi për të gjitha projektet të cilat janë realizuar në periudhën e kaluar në sferat më të ndryshme të jetës dhe për kategori të ndryshme të qytetarëve – tatime të zvogëluara, investime të reja, punësime, pensione të rritura.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *