Home / Lajme / Botë / Suedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm
BRUKSEL (AA) – Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm. ( Atila Altuntaş - Anadolu Ajansı )

Suedi, shpërthim i fuqishëm godet Asociacionin kulturor turk në Stokholm

Media lokale suedeze informojnë se një shpërthim i fuqishëm ka goditur Asociacionin kulturor turk në Stokholm, raporton Anadolu Agency.

E përditshmja suedeze Aftonbladet shkruan se të gjitha dritaret e ndërtesës ishin thyer.

Lidhur me shpërthimin policia ishte njoftuar në ora 21:35 minuta sipas kohës lokale, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kishin shkuar disa vetura të ndihmës së shpejtë dhe ekipe zjarrfikësish.

Nuk janë raportuar dëmtime në njerëz, ndërkohë policia po heton shpërthimin.

Qendra Kulturore është e vendosur në lagjen Fittja, në kohën e shpërthimit ka qenë e mbyllur shkruan Aftonbladet, sipas së cilës policia akoma nuk ka dhënë detaje nëse dikush ka qenë brenda ndërtesës.

Një dëshmitar okular tha për gazetën se e njëjta ndërtesë të dielën ka qenë cak i vandalëve të cilët e kishin gjuajtur me gurrë.

Shpërthimi ndodhi në të njejtën ditë me sulmin terrorist mbi automjetet ushtarake në Ankara gjatë të cilit u vranë 28 persona dhe 61 mbetën të plagosur.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *