Home / Lajme / Botë / Sulmet ruse në Halep ndaj vendbanimeve shkaktojnë viktima dhe të plagosur
HALEP (AA) - Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë, në qarkun Anadan të Halepit që është nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur. ( Ahmed Muhammed Ali - Anadolu Ajansı )

Sulmet ruse në Halep ndaj vendbanimeve shkaktojnë viktima dhe të plagosur

Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë, në qarkun Anadan të Halepit që është nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën 6 persona, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga zyrtarët e mbrojtjes civile në Anadan, avionët rusë kanë kryer 50 sulme ndaj qarkut Anadan të Halepit.

Zyrtarët të cilët theksuan se nga sulmet kanë humbur jetën 6 civilë, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, treguan se ekipet e mbrojtjes civile me mundësitë të kufizuara janë duke i nxjerrë të vdekurit dhe plagosurit nga rrënojat.

Një ndër aktivistët lokal në Anadan, Muhammed Kurab duke theksuar se 5 avion rusë kanë sulmuar intensivisht vendbanimet e qarkut dhe përreth, theksoi se rusët prej 2 ditësh janë duke sulmuar në pjesët veriore të Halepit të cilët gjenden nën kontrollin e opozitarëve.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kishte informuar se më 30 shtator ka nisur operacionet ajrore kundrejt objektivave të DAESH-it në tokat siriane, por avionët rusë më shumë shënjestruan selitë dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar dhe vendbanimet civile në Hums, Hama, Idlib dhe Halep.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *