Home / Lajme / Kronika e zezë / Sulmohet 30 vjecari nga Pallçishti

Sulmohet 30 vjecari nga Pallçishti

Nga policia e Tetovës njoftojnë se mbrëmë rreth orës 22 në Stacionin e Policisë L.S 30 vjeçarë nga fshati Pallçishtë, ka denoncuar se të njejtën ditë rreth orës 19 e 30 minuta ai së bashku me të afërmin e tij B.M kanë dalur nga shtëpia me qëllim që të shkojnë në qytet, dhe kanë vërejtur se mënjëherë pas tyre është vënë me veturë A.M dhe me këtë rast e ka rritur shpejtësinë.Ai tërë kohën I ka ndjekur me qëllim që ti ndalojë, me ç`rast I ka tejkaluar dhe u ka bllokuar rrugën, raporton Tv Koha. .Të dy janë ndalur, ndërsa A.M ka dalur nga vetura dhe është drejtuar në drejtim të tyre ndërsa kur L.S ka tentuar të del nga vetura ai u ka bllokuar derën dhe ka filluar ta kërcënojë me jetë dhe në një moment përmes dritares së hapur A.M ka goditur me send të fortë dhe I ka shkaktuar plagë në krahun e majtë. Në këtë moment I afërmi I tij ka dalur nga vetura dhe sulmuesi është larguar. L.S është dërguar në spitalin klinik të tetovës ku I është dhënë ndihma e parë. Punohet në zbardhjen e rastit, njofton MPB-ja.

Gjithashtu lexo

LSDM: Së shpejti ligj për zgjidhjen e statusit të 3.000 të të falimentuarve

LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *