Home / Lajme / Botë / Tërmeti në Taivan, vazhdojnë kërkimet për 123 personat e zhdukur nën rrënoja

Tërmeti në Taivan, vazhdojnë kërkimet për 123 personat e zhdukur nën rrënoja

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimet e tyre edhe sot për 123 personat e zhdukur nga tërmeti që tronditi dje në mëngjes pjesën jugore të Taivanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të fundit, nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit jetën e kanë humbur të paktën 23 persona.

Shumica e tyre kanë vdekur në qytetin Tainan, ku për shkak të tërmetit u rrëzua një ndërtese 16 katëshe me rreth 300 apartamente.

Në vendin e kësaj fatkeqësie ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë tre persona, duke përfshirë babë e bir.

Kryetari i Tainanit, William Lai tha se prioritet ishte shpëtimi i banorëve të cilët kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Në tërmetin e djeshëm janë plagosur të paktën 500 persona.

Në tërmetin prej 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit që pati goditur Taivanin në vitin 1999, jetën e humbën më shumë se 2.300 persona.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *