Home / Kryesoret / Tetovë – Një 12-vjeçar plagos me thikë vajzën 13-vjeçare

Tetovë – Një 12-vjeçar plagos me thikë vajzën 13-vjeçare

Një vajzë 13-vjeçare nga fshati Miletinë i Tetovës është pranuar mbrëmë në Spitalin klinik në Tetovë me plagë nga thika në pjesën e barkut, por për shkak të seriozitetit të lëndimit është dërguar menjëherë në Qendrën urgjente të Shkupit.

Policia maqedonase njoftoi se pas bisedës me vajzën është konstatuar se ajo është sulmuar nga katër persona të mitur, ndër të cilët edhe një djalë 12-vjeçar nga fshati Zhelinë i Tetovës, i cili e ka therur me thikë.

Pas bisedës së zhvilluar me djalin në praninë e prindërve të tij, ai ka thënë se vajza e ka goditur me shqelm, pas çka ai ka marrë thikën dhe e ka goditur me të, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *