Home / Kryesoret / Tetovë: Sulmohet fizikisht një 28 vjeçar, policia zbardh dy vjedhje

Tetovë: Sulmohet fizikisht një 28 vjeçar, policia zbardh dy vjedhje

28 vjeçari nga fshati Leshnicë e Poshtme dje në Stacionin Policor të Tetovës ka denoncuar një sulm fizik ndaj tij ndodhur në fshatin Vicë nga një person i moshës 32 vjeçare dhe dy persona tjerë që kanë qenë së bashku me të njofton Tv Koha.

Ata e kanë rrahur më grushtë në koke dhe trup deri sa janë afruar disa persona tjerë dhe i kanë ndarë. Njëri prej tyre ka përfunduar në spital. Policia do të ngrit padi adekuate ndaj personave të involvuar.

Policia e Tetovës poashtu ka zbardhur 2 raste të vjedhjeve që kanë ndodhur para disa javësh në fshatin Siriçinë dhe në fshatin e Tenovës. Në të dyja rastes është vjedhur stoli ari. Në fshatin Siriçinë vjedhjen e ka bërë komshiu i mitur ndërsa vjedhjen tjetër sipas Policisë e ka bërë një anëtar i familjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *