Home / Kryesoret / Teuta Arifi përuron investimet në dy kopshtet e qytetit

Teuta Arifi përuron investimet në dy kopshtet e qytetit

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi sot ka përuruar disa investime në çerdhet për fëmijë. Sipas saj fëmijët do të kenë kushte më të mira dhe ambient më të ngrohtë. Ajo tha se në të ardhmen komuna e Tetovës do të investojë edhe në kopshte tjera ku  do tju garantohet voglushëve kushte komode.

“Përuruam investimet në kopshtet “Rinia” gjegjësishtë në kopshtin “Teteks” dhe tek “Çerdhja e vjetër”. Krenarë që mundësuam më shumë kushte për voglushët, ata do kenë tanimë ambient më të ngrohtë. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me investime në kopshtet tona, pas ndërimit të dritareve, dyerve, investimet në hapësirat e brendshme dhe rekonstruimet e pullazeve, na ngelet edhe pak punë deri në rrumbullaksimin e përgjithshëm të investimeve që garantojnë kushte komode për voglushët” tha Teuta Arifi.Ndryshe komuna e Tetovës gjatë viteve të fundit ka filluar të kushtojë tepër rëndësi shkollave dhe çerdheve duke rikonstruar disa prej tyre ku sot mund të krahason me shkollat evropiane.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *