Home / Sport / Thohir mendon ta shes Interin

Thohir mendon ta shes Interin

Presidenti i Interit, Erick Thohir, është duke menduar që të shes një pjesë të aksioneve shkaku i humbjeve financiare në klub.

Indoneziani e ka marrë klubin në vitin 2013 duke e blerë nga Massimo Moratti, i cili ende mban një pjesë të aksioneve.

Gazzetta dello Sport shkruan se Thohir ka biseduar me Goldman Sachs, jo vetëm për t’i gjetur investitor, por edhe të shes një pjesë të aksioneve të tij.

Megjithatë flitet se do të jetë e vështirë që të gjejë blerës duke e parë që askush nuk dëshiron të investojë e të mos marrë asgjë në kthim, siç ka bërë Thohir.

E fundit që e mendon Thohit është të shes 70 për qind të aksioneve të tij./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *